Amerika i kërkon Kosovës ta zbatojë Marrëveshjen e Washingtonit që u nënshkrua nga Hoti

Amerika i kërkon Kosovës ta zbatojë Marrëveshjen e Washingtonit që u nënshkrua nga Hoti

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën flitet për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty përmendet që procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, derisa jepet një mesazh edhe rreth Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar nga Avdullah Hoti sa ishte kryeministër i Kosovës. Departamenti Amerikan i Shtetit […]

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën flitet për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty përmendet që procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, derisa jepet një mesazh edhe rreth Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar nga Avdullah Hoti sa ishte kryeministër i Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se do të vazhdojnë punën që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e bëra në Uashington për marrëveshjen e nënshkruar gjatë kohës së presidentit Donald Trump.

“Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën që ata të përmbushin zotimet e tyre të Uashingtonit në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Në Kosovë ka pasur shumë diskutime rreth marrëveshjes së Uashingtonit. Madje kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte deklaruar se nëse do të rikthehet në Qeveri nuk do të vazhdojë implementimin e një marrëveshje të tillë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, shkroi Albin Kurti në Twitter.

Ky qëndrim i Kurtit kishte nxitur edhe reagimin e Richard Grenell, i cili kishte thënë se Albin Kurti është anti-amerikan.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?