Zyra e u.d. presidentes Osmani: Dekretimi i ambasadës në Jerusalem u bë nga Hashim Thaçi

Pas lajmit të publikuar nga Periskopi që bazohej në një status nga aktivisti Lulzim Peci, se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem duhej bërë me dekretin e presidentes, ka reaguar zyra për media e u.d. presidentes Vjosa Osmani. Kjo zyre ka deklaruar se Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me […]
Kjo zyre ka deklaruar se Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish presidentit Hashim Thaçi.
“Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.” – ka shkruar z.Kupina në profilin e tij në Facebook, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se dekreti për hapjen e ambasadës është përpara se Vjosa Osmani të merrte detyrën nga Thaçi.
Nuk dihet nëse ka pasur përpjekje apo shqyrtim të anulimit të këtij dekreti nga ana e presidentes Osmani.
Statusi i plotë:
Sqarim për media:
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi.
Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.
Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes.












