Zvarritet përfundimi i hetimeve: Pse Hooper ia përmendi Speciales bombardimet e NATO-s?

Koha se kur mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do ta ketë gjithë materialin e hetimeve të Prokurorisë së Speciales, ka përplasur prokurorinë me avokatët mbrojtës. Avokatët mbrojtës kanë thënë se prokuroria ka pasur kohë 5 vjet që ta dorëzojë përfundimin e hetimeve dhe tani po thotë se ‘këtë mund ta bëj në shtator’. […]
Pjesë të transkriptuara nga seanca, përcjell Periskopi:
Prokurorja:
Do të repsektoj udhëzimet që janë dhënë deri tani nuk do të flas shumë, dua të theksoj se është shumë e rëndësishme të mbahet një lidhje përkatëse për secilën fazë.
Parashikojmë që materialet t’i dorëzojmë në javën e dytë të shtatorit 2021.
Arsyeja për këtë ndryshim në afatin kohor është për shkak të afateve të reja që keni vënë ju për rikategorizimin e provave.
Ndonëse jemi të fokusuar tek detyrimet që kemi sa i përket nxjerrjes dhe kemi fokusuar të gjitha burimet në këtë aspekt, nënkategorizimi I materialeve kërkon kohë dhe zgjatë përfundimin e procedurës.
David Hooper, avokat i Thaçit:
Më çuditë ajo që thotë prokurorja sa i përket hetimeve. Çfarë nevoje ka për të bërë hetime në këtë fazë që jemi. Është data 24 mars, 22 vjet pasi NATO bëri bombardimet për ta ndaluar agresionin në Kosovë.
Jemi këtu sot me një aktakuzë që ua kanë parashtruar deri në imtësi, cfarë nevoje ka Prokuroria të bëj hetime të mëtejshme, më duket që e bëjnë për të përforcuar një dosje që nuk është aq e fortë, si mund të thoni që kjo nuk mund të ketë pasoja për datën kur do të fillojë gjykimi, nuk e kuptoj.
Ben Emmerson, avokat i Veselit:
Në konferencën e fundit ju that që nuk do të kërkonit parashtrim me shkrim dhe unë në parashtrimet e mia me gojë, kërkova që jut ë bënit shkëputjen e lidhjes që bën Prokuroria midis dorëzimit të materialeve dhe gjyqit, kjo çështje mbetet e pazgjidhur dhe nga parashtrimet e Prokurorisë sot, kuptoj se nuk e kanë kuptuar mesazhin. Sa më shpejt që të jepet kjo dosje paraprake, aq më e lehtë bëhet puna jonë.
Ne i përmbahemi këtij pozicioni dhe ju kërkojmë të merrni vendim lidhur me këtë. Nuk do të diskutojmë se kur do të fillojë gjykimi, por të paktën të jepet një lloj rendi sepse sic e dëgjuat kolegu im tha se prokuroria po i bën këto fazat në mënyrë shumë të shkëputur dhe rastësore. Ne themi që prokuroria të paktën deri në mes të qershorit të na thotë hapur se çfarë pozicioni ka dhe të na jap një dosje të detajuar paraprake. Ne kemi thënë se kundërshtimi i prokurorisë përsa i përket afateve kohore nuk është i saktë dhe ne themi që nuk janë të sakta dhe realiste, por Prokuroria vazhdon të thotë, që do ta dorëzojnë dosjen paraprake në momentin më të fundit të mundshëm para se të fillojë gjykimi. Mendoj që duhet të fokusoheni tek data që do të dorëzohët dosja paraprake, që ta dimë se cka është paraqitur kundër nesh dhe të përgatitemi.
Prokurorja
Ekzistojnë procedura të ndryshme lidhur me këtë. Në lidhje me përshtatjen e afateve kohore, besoj e shpjegova këtë. Sa i përket kërkesës së zotit Veseli për dosjen paraprake, është dhënë një vendim lidhur me këtë. Lidhur me parashtrimet mbrojtja ka një aktakuzë mjaft të hollësishme që është me 50 faqe, poashtu edhe përmbledhja e detajuar me 600 faqe do t’u jap mundësinë që të kenë që të shikojnë dhe të përcaktojnë se cka është thënë në aktakuzë. /PERISKOPI/












