Zllatan Kërstiq dhe Destan Shabani dënohen me mbi 21 vjet burgim për krime lufte

Zllatan Kërstiq dhe Destan Shabani dënohen me mbi 21 vjet burgim për krime lufte

Me 14 vjet e 6 muaj është dënuar Zllatan Kërstiq nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ndërsa Destan Shabani është dënuar me 7 vjet për krime lufte kundër popullatës civile. Zllatan Kërstiq akuzohet se me 26 mars 1999, në fshatin Nerodime e Epërme, të Ferizajt, ka marrë pjesë direkt në sulmin e popullsisë […]

Me 14 vjet e 6 muaj është dënuar Zllatan Kërstiq nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ndërsa Destan Shabani është dënuar me 7 vjet për krime lufte kundër popullatës civile.

Zllatan Kërstiq akuzohet se me 26 mars 1999, në fshatin Nerodime e Epërme, të Ferizajt, ka marrë pjesë direkt në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, konkretisht në dëbimin e 15 anëtarëve të një familje dhe marrjen peng të 4 personave që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të armatosur. Sipas prokurorisë Kërstiq ka marrë pjesë nё maltretime, torturime, gjymtime dhe nё vrasjen me armё zjarri tё viktimave, madje duke i hedhur skaj rrugёs kufomat e viktimave me qëllim tё fshehjes sё krimit.

Ndërsa i akuzuari Destan Shabani akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore serbe, se me 1 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policor, i armatosur me armë automatike, me qëllim të përdhosjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pajetë të O.N., B.N., A.N., B.N. dhe I.R., të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe, ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Ditën kritike sipas aktakuzës me urdhër të Shabanajt dhe të pjesëtarëve të tjerë ishin tërhequr me kamion viktimat nga morgu i prishtinës ende pa iu kryer autopsia, dhe ishin dërguar në afërsi të varrezave të qytetit të Ferizajt, ku ishte duke i pritur Shabanaj. Më tutje në aktakuzë thuhet se ai kishte urdhëruar një person me emrin Maksut që me eskavator të hapte një gropë me qëllim që në të hidheshin trupat. Ndryshe i akuzuari Destan Shaban në faljen përfundimtare të tij kishte kërkuar që ai të gjykohej në Hagë për veprat për të cilat ngarkohet.(Koha)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?