Zjarr në një objekt banesor në Fushë Kosovë, disa banorë po trajtohen nga mjekët

Një incident zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Si pasojë e këtij zjarri, disa nga banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi. Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Sot […]
Një incident zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.
Si pasojë e këtij zjarri, disa nga banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi.
Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( probleme që janë shkaktuar nga tymi)”.












