Zhvillimet në ShBA: Trump humbi 700 milionë nga pasuria e tij si president, Biden telashe me Kinën

Pasuria e presidentit Donald Trump është rrudhur për 700 milionë dollarë gjatë kohës sa ai po kryente detyrën, ka gjetur Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg. Raporti ka sugjeruar se humbjet kanë ardhur si rrjedhojë e impaktit të vazhdueshëm të pandemisë së koronavirusit në hotelet e z.Trump dhe po ashtu pas përplasjeve të 6 janarit […]
Pasuria e presidentit Donald Trump është rrudhur për 700 milionë dollarë gjatë kohës sa ai po kryente detyrën, ka gjetur Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg.
Raporti ka sugjeruar se humbjet kanë ardhur si rrjedhojë e impaktit të vazhdueshëm të pandemisë së koronavirusit në hotelet e z.Trump dhe po ashtu pas përplasjeve të 6 janarit të këtij viti, që e lënduan marrëdhënien e tij me biznesin.
Ndërkohë, administrata aktuale do të përballet me një test të ri në relacionet e tyre me Kinën që po tensionohen gjithnjë e më shumë. Top zyrtarët e të dyja vendeve pritet të takohen në Alaskë sot, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Sekretari i shtetit Antony Blinken dhe top këshilltari për siguri kombëtare, Jake Sullivan, do të takohen me zyrtarët e lartë të Kinës.
Takimi paraqet një mundësi për të adresuar mos-marrëveshjet intensive për tregtinë dhe të drejtat e njeriut në Tibet, Hong Kong dhe në rajonin perëndimor të Xinjiangut.
Tensionet po ashtu janë rritur edhe mes presidentit Joe Biden dhe Vladimir Putinit, pasi Biden e kishte quajtur Putinin “vrasës” në një intervistë këtë javë.
Rusia e kishte thirrur ambasadorin e saj në ShBA që të kthehej në Rusi për konsultime.












