Zhvillimet në Hagë: OVL UÇK në mjegull për arrestimin Komandant Ujkut nga Specialja

Zhvillimet në Hagë: OVL UÇK në mjegull për arrestimin Komandant Ujkut nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”, po mbahet i ndaluar në Belgjikë, vendin ku ishte duke jetuar me një urdhër arrest nga Gjykata Speciale. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK) kanë thënë se nuk kanë informacione për […]

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK) kanë thënë se nuk kanë informacione për këtë rast, shkruan Periskopi.

Periskopi ka kontaktuar me sekretarin e OVL-UÇK‘së, Faton Klinaku për të marrë informacione më shumë për rastin e ish-komandantit Pjetër Shala.

Mirëpo, Klinaku i tha Periskopit se nuk ka informacione më shumë por vetëm lajmet që po qarkullojnë në media.

“Jo nuk kemi informacione, vetëm ato që po qarkullojnë në media”, u shpreh Klinaku

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara thanë dje përmes një komunikate për media se së shpejti do të publikohet aktakuza kundër Pjetër Shalës.

“Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, kështu u deklaruan nga Specialja.

Ndërkohë, Pjetër Shala u arrestua dje nga autoritetet belge në shtetin që është në kufi me Holandën, vendin ku ndodhet paraburgimi në të cilin po pret që të dërgohet. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Shala, i cili gjatë viteve 1998-1999 kishte shërbyer në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë, akuzohet për krime lufte. Aktakuza kundër tij është konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Speciales.

Në shkurt të vitit 2019, Shala kishte thënë se ishte intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë si i dyshuar./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?