Zemaj për vaksinat anti-Covid: Po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar

Zemaj për vaksinat anti-Covid: Po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar për vaksinat anti-Covid-19 që pritet të mbërrijnë sot në Kosovë. Ai ka falënderuar qytetarët për durimin, ndërsa ka thënë se po arrihet qëllimi për të cilin kanë punuar për muaj të tërë, shkruan Periskopi. Në anën tjetër, 24 mijë vaksinat e Astra Zenecas që pritet të vijnë sot […]

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar për vaksinat anti-Covid-19 që pritet të mbërrijnë sot në Kosovë.

Ai ka falënderuar qytetarët për durimin, ndërsa ka thënë se po arrihet qëllimi për të cilin kanë punuar për muaj të tërë, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, 24 mijë vaksinat e Astra Zenecas që pritet të vijnë sot në orën 20:15 në Aeroportin e Prishtinës, do të priten nga kryeministri aktual, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. /Periskopi

Postimi i plotë:

Sot po arrijnë 24.000 dozat e para të vaksinës anti Covid, Astra-Zeneca nga COVAX, në Republikën e Kosovës.

Të dashtun qytetarë!

Përpjekjet tona si shtet, asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te ky qëllim i cili tashmë po realizohet.

Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19.

Tash po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar me përkushtim me muaj të tërë, në shumë adresa, me shumë përkrahës bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

Siç edhe e kemi potencuar, për Republikën ë Kosovë, ky rrugëtim ka qenë shumë i vështirë pasi që nuk jemi as pjesë e OBSH-së as e Bashkimit Evropian.

Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna janë drejtimi tjetër në të cilin jemi angazhuar si shtet, për sigurimin e vaksinave, por gjithashtu kontaktet të vazhdueshme kemi pasur edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, më ngushtë me Austrinë, nga të cilat pritet përgjigje e shpejtë.

Falënderoj qytetarët për durimin që kanë pasur deri më tani, Komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19, Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19 si: Dr. Edita Haxhiu, Dr. Arsim Çavdërbasha, Prof. Dr. Isme Humolli, Prof. Naser Ramadani, Prof. Dr. Lul Raka, Prof. Ariana Kalaveshi, Dr. Diellor Riza, Dr. Valdet Hashani,

znj. Dafina Muçaj, z. Ardian Mehmeti, z. Mentor Sadiku, Dr. Bujar Gashi, znj. Bjondina Rexhepi, znj. Afërdita Hoxha dhe kabinetin tim të palodhshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?