Zemaj: Me gjithë shpirt do të mbetem shërbëtor i shëndetësisë

Zemaj: Me gjithë shpirt do të mbetem shërbëtor i shëndetësisë

Armend Zemaj ia ka dorëzuar detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Zemaj thotë se megjithëkëtë, ‘nuk do të ndalë angazhimin në fushën e shëndetësisë’. “Në çfarëdo cilësie e në çdo kohë, me gjithë shpirt, dije dhe eksperiencë, do të mbetem shërbëtor i të mirës së shëndetësisë tonë, ngaqë shëndeti i mirë i qytetarëve tanë […]

Armend Zemaj ia ka dorëzuar detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

Zemaj thotë se megjithëkëtë, ‘nuk do të ndalë angazhimin në fushën e shëndetësisë’.

“Në çfarëdo cilësie e në çdo kohë, me gjithë shpirt, dije dhe eksperiencë, do të mbetem shërbëtor i të mirës së shëndetësisë tonë, ngaqë shëndeti i mirë i qytetarëve tanë është i pari, krejt të të tjerat vijnë më pas”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë, dorëzova pozitën e Ministrit të Shëndetësisë te Ministri i ri z. Arben Vitia, mirëpo kjo nuk nënkupton që do të ndalem së angazhuari e përkushtuari për të kontribuar në të mirën e kësaj fushe dhe të mirën e shëndetit të qytetarëve tanë.

Ministria e Shëndetësisë në këtë kohë pandemie është sfida më e madhe për çdo drejtues të saj, dëshmi të saj e kemi edhe punën tonë të jashtëzakonshme e të matshme, e cila është gjurmë orientuese dhe përcaktuese për të bërë më të mirën për shëndetësinë. Puna e madhe e bërë deri më sot, do të jetë më e lehtë të vazhdohet. Pandemia ishte fokusi ynë.

Të arriturat e shëndetësisë tonë janë të prekshme në çdo nivel të përkujdesjes. Përkundër pandemisë, kemi ngritur shërbimet e reja të përkujdesjes shëndetësore, është ngritur cilësia dhe sasia e shërbimeve shëndetësore, për çka jam krenar sikur me shumë angazhime tjera.

Kemi bërë rritjen e testeve nga 150 në mbi 5.000 teste ditore, duke vazhduar njëkohësisht me furnizimin e institucioneve tona shëndetësore me pajisje, barna e material shpenzues, si dhe kemi krijuar ambiente dhe kushte për profesionistët shëndetësorë të cilat kanë munguar më herët.

Gjatë kësaj kohe, sistemi shëndetësor është fuqizuar me 1.500 specializantë, janë punësuar mbi 160 specialistë të mjekësisë të papunë ndërvite dhe rreth 700 anëtar të stafit profesional, teknik shëndetësor. Kjo është një e arritur e veçantë dhe si e tillë do të mbetet përherë, ngaqë ajo fakton më së miri qasjen tonë përballë – Njerëzve të Shëndetësisë. Kemi thelluar bashkëpunimin me institucionet tjera vendore e ndërkombëtare, me donatorët në veçanti, ndaj të cilëve jemi falënderues përgjithmonë.

Suksesi në shëndetësi është sukses i shtetit dhe i qytetarëve, i cili fillimisht vjen gatishmëria, sakrifica dhe puna e personelit shëndetësor, ku me plot të drejtë sot quhen heronjtë e ditëve tona.

Përherë mirënjohës, falënderues dhe i përulur ndaj të gjithë atyre që kontribuan në çfarëdo forme për shëndetësinë e vendit.

Në çfarëdo cilësie e në çdo kohë, me gjithë shpirt, dije dhe eksperiencë, do të mbetem shërbëtor i të mirës së shëndetësisë tonë, ngaqë shëndeti i mirë i qytetarëve tanë është i pari, krejt të të tjerat vijnë më pas.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?