Zemaj: Më 17 mars del kontingjenti i vaksinave i prodhuar për Kosovën, nesër përgatitet qendra për vaksinim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se vaksinimi i popullatës së Kosovë bëhet sipas prioriteteve, por se ky proces mbetet vullnetar. “Ne i kemi prioritetet. Edhe në Kosovë vaksinimi është në bazë të prioriteteve por në aspektin vullnetar. Pra, vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Popullata prioritare pikë së pari janë punëtorët shëndetësorë, punëtorët […]
“Ne i kemi prioritetet. Edhe në Kosovë vaksinimi është në bazë të prioriteteve por në aspektin vullnetar. Pra, vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Popullata prioritare pikë së pari janë punëtorët shëndetësorë, punëtorët social dhe popullata që është e njohur me sëmundje kronike”, tha ai në Info Magazine.
Zemaj foli poashtu edhe për arritjen kontingjentit të parë të vaksinave në Kosovë.
“Më datën 17 del kontingjenti i prodhuar për Kosovën. Është më pas çështje ditësh, transporti dhe gjithçka do të jetë e gatshme për arritjen e 33 mijë e 600 dozave të para, do të vijnë edhe 66 mijë e 900 të tjerat”, tha Zemaj.
Ai tha se nesër do të fillojnë përgatitjet për Qendrën e Vaksinimit e cila do të jetë në sallën “1 tetori”.
“Ne nesër do t’i fillojmë përgatitjen e Qendrës së Vaksinimit, që do të jetë salla “1 tetori”. Të shohim, ju kemi afruar datës për ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave”.
“Komunikimi me prodhuesit për blerjen aktive është i vazhdueshëm dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm deri në gjetjen e një rruge ma të mirë për përfundimin e këtij procesi”, shtoi ai.












