Zbulimi i SHBA: Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

Zbulimi i SHBA: Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të martën se qeveria ruse u përpoq të ndikonte në fushatën presidenciale të 2020 në SHBA me “aludime mashtruese ose të pabazuara” kundër kandidatit të atëhershëm Joe Biden përmes disa aleatëve të ish-Presidentit Trump dhe të administratës së tij. Ky vlerësim jepet në një raport prej 15 faqesh për ndërhyrjet […]

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të martën se qeveria ruse u përpoq të ndikonte në fushatën presidenciale të 2020 në SHBA me “aludime mashtruese ose të pabazuara” kundër kandidatit të atëhershëm Joe Biden përmes disa aleatëve të ish-Presidentit Trump dhe të administratës së tij.

Ky vlerësim jepet në një raport prej 15 faqesh për ndërhyrjet në zgjedhje, të botuar nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

Në raport thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin ishte në dijeni dhe me gjasë i drejtoi vetë përpjekje për të manipuluar fushatën presidenciale të SHBA.

Raporti nënvizon aludimin se aleatët e Trump bënë lojën e Moskës, duke amplifikuar në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit pretendimet e ngritura kundër Biden nga disa figura ukrainase të lidhura me Rusinë. Biden mundi ish-Presidentin Trump në zgjedhje dhe mori detyrën si president më 20 janar.

Agjencitë e zbulimit amerikan identifikuan edhe tentativa të tjera për të ndikuar te votuesit, duke përfshirë një “fushatë ndikimi të fshehtë shumëplanëshe” nga ana e Iranit, që synonte të ulte mbështetjen për zotin Trump. Raporti gjithashtu nxjerr si të pavërtetë një version të mbështetur nga aleatët e Trump se Kina po ndërhynte në emër të kandidatit Biden. Raporti arrin në përfundimin se Pekini “nuk bëri përpjekje për ndërhyrje”.

“Kina kërkoi stabilitet në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe mendoi se nuk do t’ia vlente (të bënte diçka), pasi cilido rezultat zgjedhor nuk do t’i krijonte asaj ndonjë avantazh aq sa të rrezikonte një kundërpërgjigje nëse kapej,” thuhet në raport.

Zyrtarët amerikanë thanë se ata kishin zbuluar gjithashtu përpjekje nga ana e Kubës, Venezuelës dhe grupit militant libanez Hezbollah për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA. Megjithatë, thonë autorët e raportit, “në përgjithësi, ne vlerësojmë se ato ishin më të vogla në krahasim me ato të ndërmarra nga Rusia dhe Irani”.

Agjencitë amerikane të zbulimit dhe ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller disa vjet më parë arritën në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016 për t’i dhënë shtytje kandidaturës së Trump me një fushatë propagande që synonte dëmtimin e kundërshtares së tij demokrate Hillary Clinton./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?