Wesley Clark tregon se çfarë kishte biseduar me Millosheviqin para se të nisnin bombardimet

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në vitin 1999, dy vite më parë ishte deklaruar se bombardimet ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër. Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim […]
Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në vitin 1999, dy vite më parë ishte deklaruar se bombardimet ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër.
Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim të viteve të 90-ta kur perëndimi u bë i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë. Atëherë presidenti George H. Bush paralajmëroi presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, se do të përballet me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillon spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, në atë që quhej paralajmërimi i krishtlindjeve në dhjetor të vitit 1992.
“NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatisë planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviqin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndojë. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, u shpreh Clark për Zërin e Amerikës në vitin vite më parë.
Kur bombardimet filluan më 24 mars, tha ai, askush nuk e dinte se si do të përfundonte e tëra.
“Mund të përfundonte me pushtim të plotë të Jugosllavisë dhe ishte në duart e Milloshevicit. Dhe ai më në fund e kuptoi se të jesh kundër NATO-s është e pafrytshme dhe u dorëzua”, tregon Clark.












