Vuçiq – Kurtit: Serbia është e fortë

Vuçiq – Kurtit: Serbia është e fortë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë të bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se vendi të cilin e drejton nuk është aq i dobët. “ Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e” “Shqipërisë së Madhe “dhe thonë se nuk ka […]

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë të bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se vendi të cilin e drejton nuk është aq i dobët.

“ Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e” “Shqipërisë së Madhe “dhe thonë se nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave serbe, ne po themi që ne nuk jemi aq të dobët sa kemi qenë. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë një grusht tërshëre për çdo sorrë të botës së bardhë që dëshiron ta hajë atë. Thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërcënojnë dhe të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se nuk do të di si të përgjigjen. Kemi falur shumë, por nuk do t’i harrojmë kurrë. Ne jemi gati ta bëjmë të gjithë Ballkanin një rajon të forte”, përfundoi kreu i shtetit serb, njofton Klan Kosova.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili theksoi se Asociacioni nuk mund të ketë karakter njëetnik.

“Neni 44 i Kushtetutës së Kosovës garanton lirinë e asociimit, por nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, nuk mund të jetë karakteri i Asociacionit të komunave- por jo një-etnik e thotë edhe Gjykata Kushtetuese, i shpallur më 25 dhjetor të vitit 2015. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit”, tha ai të hënën në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Mes tjerash, Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se nuk kanë nevojë për njohje reciproke me Kosovën.

“Sot, kur dëgjojmë idenë se Kosova na njeh dhe se ne e njohim Kosovën. Nuk na duhet kjo njohje. Ju nuk do të shkeleni mbi të kaluarën dhe të ardhmen tonë”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?