Vrasja e dyfishtë sot në Prishtinë, deklarohen nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë. Nga Prokuroria u tha se prokurori kujdestari i këtij departamenti menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë.
Nga Prokuroria u tha se prokurori kujdestari i këtij departamenti menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të pajetë, njëri person i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një armë.
“Sipas dyshimeve fillestare, personi i gjinisë mashkullore fillimisht ka privuar nga jeta personin e gjinisë femërore, e më pas ka kryer vetëvrasje.Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.












