Vjen paralajmërimi për Kurtin: Nuk përjashtohen protestat kundër masave shtrënguese

Vjen paralajmërimi për Kurtin: Nuk përjashtohen protestat kundër masave shtrënguese

Masat shtrënguese që mund të merren në mbroje nga Covid-19 nga java e ardhshme prej Qeverisë së re, pritet të kundërshtohen nga bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë në vend. Madje, drejtues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës i drejtohen edhe me një letër të hapur kryeministrit të ri Albin Kurti, me anë të […]

Masat shtrënguese që mund të merren në mbroje nga Covid-19 nga java e ardhshme prej Qeverisë së re, pritet të kundërshtohen nga bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë në vend.

Madje, drejtues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës i drejtohen edhe me një letër të hapur kryeministrit të ri Albin Kurti, me anë të së cilës besojnë dhe shpresojmë që të ketë bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë, ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situatës.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva thotë në një intervistë për KosovaPress, që mos të merret vendimi nga qeveria e Kosovës ad-hoc për masat e reja antiCovid, sepse sektori i Hotelerisë dhe Gastronomisë është më i atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia.

Sogojeva po konsideron se hoteleria dhe gastronomia nuk janë vatër e pandemisë.

“Mundemi me pësuar të gjithë, mundemi me fituar të gjithë, dhe për mos me ardhur deri te e keqja mirë është që qeveria me i marrë rekomandimet tona. E para është ta ruajmë biznesin normal duke respektuar të gjitha format që ta ruajmë edhe shëndetin. Por deri më tani me plotë përgjegjësi po iu themi që deri më tani nuk ka qenë vatër dhe as nuk është vatër gastronomia dhe hoteleria e pandemisë. Kemi x shembuj, të cilët e argumentojnë këtë. Nuk jam ekspert i kësaj fushe të shëndetësisë, por megjithatë në bazë të analizave që i kemi bërë si Odë ka dalë që nuk është. Nëse kishte me qenë vatër e pandemisë ne sot kishim me mbërri 2 – 3 mijë të infektuar”, thotë Sogojeva.

Kryetari i kësaj ode thekson se ndihma e shtetit deri tash në pandemi ka qenë një lëmosh, dhe për këtë rekomandon Qeverinë Kurti 2 që të gjej zgjidhje për të dalë nga kjo krizë.

“Është mirë që kjo qeveri fillimisht të analizojë gjendjen mirë, të konsultohemi së bashku. Rekomandimet tona t’i merr, edhe përveç masave që ndoshta mund t’i merr, e jona është që kjo qeveri të mendon edhe për Ligjin e Rimëkëmbjes, që mjetet të cilat janë paraparë për këtë sektor janë një lëmosh nuk është ndihmë. Absolut nuk është ndihmë. Prandaj rekomandojmë qysh tani që ne do të jemi bashkëpunues por duke marrë rekomandimet tona që dalim sa më shpejt prej kësaj krize”, thekson ai.

Sogojeva thotë se nuk përjashtojnë mundësinë se do t’i kundërshtojmë çdo shtrëngim të masave nga qeveria e re, e cila çon në mbyllje vendin, veçanërisht sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë, ne kemi organet, por mendoj se ata që mendojmë me drejtuar mirë një dikaster, ata të cilët janë përgjegjës për këtë ligj, mendoj që nuk do të vjen deri te ajo që nesër me pasur reagime të arsyeshme. Ne po themi ejani bashkëpunojmë që mos me ardhur deri te reagimet që në qoftë se vijnë vendime ad-hoc dhe nuk janë të pëlqyeshme, është normale që nesër pasnesër nëpërmjet organeve ne marrim vendime dhe nuk përjashtohet çdo lloj forme edhe demokratik, edhe më të fortë. Jo që do t’i kundërshtojmë, por ne nuk po dëshirojmë me ardhur deri tek kundërshtimi. Për mos me ardhur deri te kundërshtimi e para te bashkëpunimi. Ejani bashkëpunojmë merrni rekomandimet tona, po i marrim rekomandimet e juaja, cila është më e mira për me shpëtuar shëndetin dhe për me shpëtuar biznesin, atëherë e aprovojmë”, thotë ai.

Ai ka kërkuar që si Odë e Hotelirsë dhe Turizimit të kenë një përfaqësues të këtij komuniteti në komitetin për menaxhimin e pandemisë.

Në letrën drejtuar kryeministrit po ashtu thuhet se janë dëshmitarë se vatër e infeksionit kanë qenë vet institucionet publike, dhe po ashtu edhe partitë politike ku për interesa të veta nuk kanë ekzistuar masa as ligje që i kanë ndaluar, dhe për këtë kërkojnë mirëkuptim dhe konsideratë për secilën kategori dhe shtresë të këtij vendi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?