Venezuela lufton Covidin: President Maduro thotë “na jepni vaksina, ju japim naftë”

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka thënë se vendi i tij i goditur rëndë nga sanksionet mund të paguajë vaksinat e koronavirusit që i duhen shumë vendit të tij me naftë. “Venezuela ka anijet me naftë dhe ka konsumatorët që janë të gatshëm ta blejnë naftën tonë,” tha Maduro. “Ne jemi gati e të përgatitur […]
“Venezuela ka anijet me naftë dhe ka konsumatorët që janë të gatshëm ta blejnë naftën tonë,” tha Maduro. “Ne jemi gati e të përgatitur që ta ndërrojmë naftën me vaksinat, por nuk do t’i lutemi askujt.”
Ai shtoi se përveç naftës, Venezuela mund të paguante edhe me paratë “e kidnapuara” të vendit, duke iu referuar fondeve të ngrira jashtë Venezuelës shkaku i sanksioneve, shkruan RT, përkthen Periskopi.
Venezuela ka një rritje të infeksioneve javët e fundit.
Ky vend kishte refuzuar që të autorizonte AstraZenecan pas raportimeve për efekte anësore.
Sidoqoftë, të autorizuara mbesin vaksinat ruse dhe ato kineze. /Periskopi












