Vendimi i LDK-së: Kujtim Shala do të propozohet për nënkryetar të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Deri sa partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të propozohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se […]

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri sa partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të propozohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën.

Shala e kishte mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka njoftuar gjatë vikendit kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?