Vendimi i Kushtetueses i ndërron deputetët e VV-së: Në vend të dy grave, dy burra

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zëvendësimin e deputetëve duket se ka shkaktuar një lëmsh tjetër. Express shkruan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të rishqyrtojë edhe një herë rekomandimet për kandidatët e radhës për deputetë, pas kërkesës nga u.d. presidenti. Dhe, nga ankesa e Tinka Kurtit që në atë […]
Express shkruan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të rishqyrtojë edhe një herë rekomandimet për kandidatët e radhës për deputetë, pas kërkesës nga u.d. presidenti.
Dhe, nga ankesa e Tinka Kurtit që në atë kohë e bazonte ankesën në faktin se kishte pasur më shumë vota se kandidati tjetër për deputet Eman Rrahmani, del se zëvendësimi i deputetëve të bëhet sipas votave dhe jo sipas gjinisë.
Kjo ka sjellë ndryshim të emrave të kandidatëve që rekomandohen për zëvendësimin e deputetëve që u bënë ministra.
Nga Vetëvendosje do të jenë dy emra të rinj, Ekrem Mustafa dhe një tjetër.
Në vend të tyre më parë ishin zgjedhur Yllza Hoti dhe Gresa Bytyqi – të cilat kishin hyrë shkaku i kuotës gjinore.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë ministra, nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hudajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe një tjetër. /Periskopi












