Vdes presidenti afrikan që i kundërshtonte vaksinat, dyshohet se vdiq nga Covid-19

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, një nga mohuesit më të njohur të sëmundjes Covid-19 në Afrikë, ka vdekur pas dy javësh mungese në jetën publike, duke nxitur spekulime se ai mund të ketë qenë i infektuar me SARS-CoV-2. Lajmin për vdekjen e presidentit e bëri të ditur të mërkurën nënpresidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu. Sipas […]

Lajmin për vdekjen e presidentit e bëri të ditur të mërkurën nënpresidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu. Sipas saj, Magufuli vdiq nga ndërprerja e punës së zemrës. Ai ishte 61 vjeç, shkruan The Guardian.

Magufuli nuk është parë në publik që nga 27 shkurti dhe në internet filluan të përhapeshin thashethemet se ai ka mundësi të jetë i sëmurë me Covid-19. Zyrtarët qeveritarë kanë këmbëngulur se Magufuli ka qenë duke punuar si zakonisht dhe se qytetarët duhet t’i injorojnë thashethemet.

Presidenti tashmë i ndjerë i Tanzanisë vazhdimisht mohonte se Covid-19 është duke u përhapur në vendin e tij dhe pretendonte pa dëshmi se vaksinat kundër kësaj sëmundjeje janë të rrezikshme. Ai sugjeronte që njerëzit të luteshin dhe të thithnin avull për t’u shëruar.

Pavarësisht kërkesave të shumta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tanzania nuk ka publikuar statistika të rasteve dhe viktimave të Covid-19. Atje nuk ka program të testimit dhe zyrtarëve shëndetësorë madje u është ndaluar që ta përmendin virusin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?