Vdes “Bulldozheri”, presidenti i Tanzanisë që nuk e çnjohu Pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli ka vdekur në një spital në Dar es Salaam, ka njoftuar zv.presidentja e vendit në një adresim televiziv të mërkurën. Ai ishte 61 vjeçar. “Presidenti John Magufuli ka vdekur nga sëmundja e zemrës me të cilën po përballej qe 10 vjet,” ka thënë Samia Suluhu Hassan. Ajo shtoi se presidenti […]

“Presidenti John Magufuli ka vdekur nga sëmundja e zemrës me të cilën po përballej qe 10 vjet,” ka thënë Samia Suluhu Hassan. Ajo shtoi se presidenti ka marrë trajtim në spitalin e Mzenas që nga e diela.

Hassan tashmë do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes së Tanzanisë. Ajo është bërë kësisoj gruaja e parë e njërit prej vendeve më demokratike në Afrikë.

Tanzania e ka njohur Pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, shkruan Periskopi. Përkundër lobimit serb, ky vend nën drejtimin e z.Magufuli nuk e kishte çnjohur pavarësinë e vendit tonë.

Edhe lideri i opozitës, Zitto Kabwe ngushëlloi familjen e presidentit për vdekjen e këtij të fundit.

“Ky është një moment i paprecedent për Republikën tonë, dhe një i tillë që të gjithëve na ka prekur shumë personalisht,” tha kryeopozitari i Tanzanisë.

I njohur si Bulldozheri për qëndrimin e fortë kundër korrupsionit dhe për politikat radikale, Magufuli ishte bërë president i vendit në tetorin e 2015-s.

Kujtojmë se presidenti i parë i Tanzanisë ishte lideri emblematik Julius Nyerere. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?