Valbon Krasniqi flet për masat e rrepta eventuale të Qeverisë Kurti kundër pandemisë

Valbon Krasniqi flet për masat e rrepta eventuale të Qeverisë Kurti kundër pandemisë

Gjendja me COVID-19  është rënduar tash e disa javë në Kosovë, pasiqë numri i rasteve të infektuar është ngritur nga 500 deri në mbi 800 në ditë, sipas raporteve të IKSHPK’së. E nevoja për ashpërsimin e masave është sinjalizuar edhe nga Qeveria e re Kurti. Drejtori i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi në një intervistë për Periskopin […]

Krasniqi ka deklaruar se përcaktimi i masave pritet nga institucionet përkatëse, por që ngrit alarmin për situatën e rënduar së fundmi.

Vetëm gjatë ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë raportoi për 705 raste me COVID-19 dhe 10 persona të vdekur.

Ja intervista e plotë:

Periskopi: Cila është situata aktuale me COVID-19 në vend?

Valbon Krasniqi: Ne e dijmë qe sa kohë se situata është duke u rënduar. Kemi pacientë të shtrirë të QKUK’së dhe nëpër spitalet e përgjithshme. Aktualisht ky numër është duke u afruar tek 900 sepse kemi 865 pacientë të shtrirë që janë duke marrë trajtimet nga spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK’së. Prej tyre 36 janë në gjendje të rëndë, që janë nëpër repartet e kujdesit intenziv. Ndërkohë që rreth 670 pacientë janë në okigjenoterapi të vazhdueshme.

Periskopi: Sipas vlerësimeve tuaja, a do të duhej të ashpërsoheshin masat me qëllim ruajtjen e shëndetit publik?

Valbon Krasniqi: Instituti Kombëtar  i Shëndetit Publik bën vlerësimin e situatës epidemiologjike në nivel vendi dhe në bazë të indikatorëve dhe situatës aktuale edhe propozon masat.

Periskopi: A mendoni se Qeveria Kurti do ashpërsojë masat anti-COVID?

Valbon Krasniqi: Por shikoni, ne si SHSKUK jemi për të ofruar trajtim spitalor për të gjithë pacientët të cilët kërkojnë dhe kanë nevojë për trajtim spitalor, ndërkohë që janë institucionet e tjera të cilat merren me përcaktimin e masave. Ne kemi kërkuar vazhdimisht si SHSKUK që patjetër të kemi kujdes. Kemi virusin prezent dhe gjithsesi duhet të kemi kujdes në aspekt individual dhe kolektiv, pasiqë ky numër i madh i rasteve është shumë shqetësues për kapacitetet tona ekzistuese.

Periskopi: Çka duhet marrë parasysh nëse Qeveria vendos për masa të reja?

Valbon Krasniqi: Ndër indikatorët që duhet të merren gjithsesi parasysh janë kapacitetet spitalore dhe numri i të shtrirëve nëpër spitale. Numri i atyre që sëmuren, zhvillojnë forma të sëmundjes që kërkojnë trajtim spitalor në raport me të atyre që rezultojnë si të infektuar me COVID.

Intervistoi: K.Misini

 

 

Të ngjashme
Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së