Vaksinat që Kosova do t’i marrë falas: Një grua në Spanjë vdes nga hemorragjia në tru pasi merr atë

Autoritetet e Spanjës e kanë nisur një hetim të mërkurën pasi një grua vdiq nga hemorragjia në tru pasi mori vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Mësuesja 43 vjeçare e matematikës u vaksinua më 3 mars por disa orë më vonë filloi të ndihej e sëmurë dhe shkoi në spital. Ajo u ankua për dhimbje të kokës […]
Mësuesja 43 vjeçare e matematikës u vaksinua më 3 mars por disa orë më vonë filloi të ndihej e sëmurë dhe shkoi në spital.
Ajo u ankua për dhimbje të kokës por mjekët thanë se këto ishin vetëm efekte anësore normale të lidhura me vaksinën, ka raportuar The Independent nga Diario Sur, përcjell Periskopi.
Mësuesja u kthye në spitalin në Marbella në jug të Spanjës më 13 mars por specialistët nuk mund të detektonin ndonjë problem serioz.
Katër orë më vonë, një skanim zbuloi akumulimin e lëngjeve në tru dhe ajo duhej të operohej menjëherë.
Gruaja në fjalë, që ishte edhe nënë e dy fëmijëve, më pas vdiq.
Ajo nuk kishte pasur asnjë problem të mëparshëm shëndetësor, sipas autoriteteve shëndetësore. /Periskopi












