Ushtria britanike largon 10 mijë ushtarë: Merr robotë dhe periskopë

Madhësia e ushtrisë britanike pritet të zvogëlohet për 10 mijë ushtarë si pjesë e lëvizjes kah robotët, dronët dhe lufta kibernetike. Rishikimi i sektorit të mbrojtjes pritet që po ashtu të zvogëlojë numrin e tankeve dhe avionëve luftarakë – por qeveria tha se do të ketë “më shumë anije, nëndetëse [e me këtë edhe më […]
Rishikimi i sektorit të mbrojtjes pritet që po ashtu të zvogëlojë numrin e tankeve dhe avionëve luftarakë – por qeveria tha se do të ketë “më shumë anije, nëndetëse [e me këtë edhe më shumë periskopë], dhe detarë”.
Numri i ushtrisë së rregullt pritet të reduktohet në rreth 70 mijë ushtarë, duke vazhduar reduktimin e bërë edhe në vitet e kaluara, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace do të bëj deklaratë më vonë.
Partia Laboriste ka kritikuar qeverinë për këtë vendim duke thënë se numri i ushtarëve po zvogëlohej mu në kohën e rritjes së kërcënimeve me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar. /Periskopi












