“Turr të Vjosa Osmani” -Selmanaj flet për fjalët që ia tha Abdixhikut

Driton Selmanaj i LDK-së ka thënë se ajo që deklaroi dje për Lumir Abdixhikun se po bën ‘turr’ për të shkuar në takim te Vjosa Osmani, është deklaratë në kuadër të ‘demokracisë së brendshme’ në LDK. “Absolutisht kjo Është pjesë e demokracisë së brendshme, në LDK ka mendime të ndryshme, shprehim mendime e vlerësime”, ka […]
Driton Selmanaj i LDK-së ka thënë se ajo që deklaroi dje për Lumir Abdixhikun se po bën ‘turr’ për të shkuar në takim te Vjosa Osmani, është deklaratë në kuadër të ‘demokracisë së brendshme’ në LDK.
“Absolutisht kjo Është pjesë e demokracisë së brendshme, në LDK ka mendime të ndryshme, shprehim mendime e vlerësime”, ka thënë Selmanaj në Dukagjin, përcjell Periskopi.
I pyetur se a do ta votojë LDK Vjosa Osmanin për president, ai u përgjigj:
“Ta shohim kur të vjen radha kemi mendim edhe për këtë cështje”, ka thënë ai./Periskopi/












