Trim Musliu i ndau vetes 300 mijë euro si shef i Marketingut

Trim Musliu i ndau vetes 300 mijë euro si shef i Marketingut

Sot u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe z. Trim Musliu, i cili më herët dyshohej si përfitues i një subvencioni të dhuruar prej vetë atij.  Ai ishte regjisor dhe producent filmi derisa ishte punësuar në Telekomin e Kosovës në prillin e vitit 2018, duke u bërë në qershor shef i Marketingut. Dhe, gjatë […]

Ai ishte regjisor dhe producent filmi derisa ishte punësuar në Telekomin e Kosovës në prillin e vitit 2018, duke u bërë në qershor shef i Marketingut.

Dhe, gjatë kohës që ky departament udhëhiqej nga z. Musliu, u dhuruan 300 mijë euro për kompaninë “Morea ShPK”, që është duke realizuar një film pikërisht nga z. Musliu. Ky film thirrej “Mala”.

Pjesa e mëposhtme është e marrë nga portali KOHA: 

“Kohavisioni” ka siguruar faturat e pagesës së kësaj shume që Vala ka bërë në llogarinë e “Morea SHPK”, në pronësi të Faton Bajraktarit.

Në qershorin e këtij viti, Telekomi përmes dy faturave në llogarinë e saj derdhi 107 mijë e 85 euro. Në korrik edhe më shumë se 150 mijë euro të tjera derisa fatura e fundit me vlerë prej 42 mijë e 480 euro u pagua në llogarinë e “Moreas” më 4 tetor të këtij viti.

“Kohavisioni” e ka pyetur Telekomin e Kosovës për këto pagesa, por ata kanë zgjedhur të heshtin përballë interesimit të televizionit.

Trim Musliu dhe Faton Bajraktari kanë bashkëpunuar me disa projekte të ndryshme filmike siç është filmi ‘Home Sweet Home”, i cili në vitin 2016 ishte propozimi i Kosovës për “Oscars”.

Ndryshe, filmi “Mala” bazohet në një ngjarje të vërtetë, e ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më herët Musliu kishte deklaruar se filmi “Mala”, do të paraqesë dëshmi të gjalla të tmerrit të përjetuar, masakrës, si dhe gjykimin e padrejtë ndaj kosovarëve nga ana e ndërkombëtarëve.

Trim Musliu është kandidat edhe për kryeshef të Telekomit, konkurs i cili është hapur javën e kaluar dhe bazuar në deklarimet e Bordit, ai do të monitorohet nga Ambasada Britanike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?