Tri veprimet e para të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së

Tri veprimet e para të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dje ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor ku pas procesit të votimit, kryetar u zgjodh Lumir Abdixhiku. Menjëherë pas marrjes së detyrës së tij si kryetar i LDK-së, Abdixhiku mori tri veprime. Fillimisht ai deklaroi para mediave se nuk do të mund të shkoj në takimin e ftuar nga kryetari i LVV-së, […]

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dje ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor ku pas procesit të votimit, kryetar u zgjodh Lumir Abdixhiku.

Menjëherë pas marrjes së detyrës së tij si kryetar i LDK-së, Abdixhiku mori tri veprime.

Fillimisht ai deklaroi para mediave se nuk do të mund të shkoj në takimin e ftuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani për të biseduar për konstituimin e institucioneve, i paraparë që të mbahet sot.

Abdixhiku u shpreh se e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë takim, dhe propozoj që i njëjti të mbahet të premten, shkruan Telegrafi.

“Gjëja e parë që do të bëjë nesër është dalë në zyrat e LDK-së, por e kam të pamundur që për shkak të konsolidimit të organeve tona të partisë që të marr pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë të takimit eventual në formatin e njëjtë siç është propozuar”, tha Abdixhiku.

Vendimi tjetër që mori kryetari i ri i LDK-së, ishte shpallja e Isa Mustafës si kryetar nderi. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga LDK-ja.

“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi”, thuhet në njoftim.

Pas këtyre dy vendimeve, Kuvendi i LDK-së autorizoi kryetarin që të plotësoj edhe me 10 vende të tjera anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm si pjesë e hapjes së partisë.

Nga lista e publikuar nga LDK, Këshilli i Përgjithshëm do të ketë 131 anëtarë, përfshirë këtu kryetarët e degëve dhe deputetët e zgjedhur.

Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke arritur të zgjidhet kryetar qysh në raundin e parë.

Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Haziri ka marrë 117 vota, kurse Mustafa vetëm 16.

Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë për tu bërë lider i LDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?