Top militanti i VV-së pretendon pa prova që Abdixhiku po e shantazhon Kurtin: Nuk i kursen ofendimet

Militanti i Vetëvendosjes, Veron Hasanaj, që është një nga administratorët e faqes “Me Kryeministrin” nuk ka kursyer fyerjet e rënda ndaj kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Hasanajt dhe militantëve tjerë të VV-së duket se i ka penguar që Abdixhiku i ka caktuar Kurtit dhe Osmanit ditën e takimit [të premten]. “Lumir Abdixhiku duke […]
Hasanajt dhe militantëve tjerë të VV-së duket se i ka penguar që Abdixhiku i ka caktuar Kurtit dhe Osmanit ditën e takimit [të premten].
“Lumir Abdixhiku duke pretendu se mundet me kushtëzu Albin Kurtin, refuzoi të takohet për ditën e sotme në takimin e thirrur nga kryeministri. Sot paska thënë që presim përgjigje nga Kurti për takimin që ky (Abdixhiku) e ka caktuar.” – ka arsyetuar sharjet e mëpastajme z.Hasani, përcjell Periskopi.
Ai e ka quajtur z.Abdixhiku si “marionetë” të Isa Mustafës, LDK-në e ka quajtur “partiçkë”, dhe e ka quajtur të lidhur me partitë e tjera të pushtetit, përfshirë Listën Serbe.

“Jo e shantazheve, Jo e kushtëzimeve” – ka shkruar ai, edhe pse z.Abdixhiku nuk ka bërë ndonjë shantazh apo ndonjë kushtëzim me caktimin e datës.
Statusi i plotë:
Lumir Abdixhiku duke pretendu se mundet me kushtëzu Albin Kurtin, refuzoi të takohet për ditën e sotme në takimin e thirrur nga kryeministri. Sot paska thënë që presim përgjigje nga Kurti për takimin që ky (Abdixhiku) e ka caktuar.
Marioneta e Isa Mustafës, bashkë me partiçken e tij që i ka veç 12.7% duhet të reflektoj njëherë e mirë dhe ta ketë të qartë se nuk është në pozicionin ku mundet të kushtëzoj, siç kushtëzonin në kohën e Qeverisë Kurti I, duke kërkuar favore se në të kundërtën do ta rrëzonin qeverinë.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë që kur kryeministri Kurti nuk ua realizoj favoret dhe apetitet e sëmura për pushtet, atëherë u bën bashkë me partiçkat PANSrpska dhe e rrëzuan Kurtin në kohë pandemie.
Mirëpo, tash është kohë tjetër, rezultat tjetër, qeveri tjetër.
JO e shantazheve, JO e kushtëzimeve.












