Tmerr në Suharekë: Qeni i tërbuar ngjitet në katin e katërt dhe i sulmon, familjarët e mbysin me thikë

Tmerr në Suharekë: Qeni i tërbuar ngjitet në katin e katërt dhe i sulmon, familjarët e mbysin me thikë

Katër anëtarë të një familje në Suharekë, janë sulmuar sot në mesditë në hyrje të banesës nga një qen i tërbuar. E pas sulmit, ata e kanë mbytur qenin me një thikë shtëpie. Detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë një prej të lënduarve dhe Policia e Prizrenit. Shkallët e një objekti banesor në […]

Shkallët e një objekti banesor në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë, mesditën e sotme janë mbuluar nga gjaku. Në katin e katërt të këtij objekti, katër anëtarë të një familje janë sulmuar nga një qen i tërbuar.

Nga lëndimet që kanë marrë, të katërtit janë detyruar që të marrin edhe trajtim mjekësor.

Një prej të lënduarve është edhe Besart Gegaj, i cili ka rrëfyer për Gazetën Express se si ka ndodhur i gjithë rasti.

Sipas tij, qeni ishte ngjitur në katin e katërt të objektit dhe e kishte sulmuar vëllanë e tij. Më pas kanë ndërhyrë edhe familjarët e tjerë.

“Qeni ka ardh në katin e katërt të banesës dhe e ka sulmu vëllanë. Edhe kemi qenë katër anëtarë të familjes që kemi ndërhy për mos me u rreziku vëllau, por që na ka sulmu edhe neve”, tregon Gegaj.

Gegaj thotë se për të mos i rrezikuar edhe banorët e tjerë janë detyruar që ta mbysin qenin me një thikë shtëpie.

“5-6 veta e kena kap qenin dhe e kemi ngreh deri në oborr dhe e kemi mbyt meqenëse dojke hala me na hangër”, ka treguar ai.

Ai thotë se kishin kërkuar që para dy javësh nga Policia që ta largonin qenin nga oborri i objektit banesor, meqenëse ndiheshin të rrezikuar, por se nuk kanë marrë përgjigje pozitive për këtë kërkësë.

“Banorët e kanë lajmëruar rastin në polici para dy javësh , po kanë thënë që nuk kemi drejt me vra. Ata kanë kërkuar që qeni të largohet prej oborrit të banesave ku ka banorë”, ka deklaruar Gegaj.

Rastin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Togeri Shaban Osmanollaj.

“Rreth ores 11:25 min., në rrugën “Brigada 123″, një qen i tërbuar kishte sulmuar një qytetar në hyrje të banesës, për pasoje qytetari kishte pësuar lëndime dhe si ndihmë kishin intervenuar edhe tre qytetarë tjerë të cilët gjithashtu kanë kërkuar ndihmë si pasojë e lëndimit nga qeni endacak i tërbuar”, ka thënë Omsanollaj.

Osmanollaj ka deklaruar se për rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal në Suharekë, të cilët e kanë tërhequr qenin.

“Ne lidhje me këtë qytetaret kanë arritur ta godasin qenin i cili ka ngordhur. Janë njoftuar Inspektorët Komunal në Suharekë të cilët e kanë tërhequr qenin. Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i Shtetit i cili ka rekomanduar që ky rast të procedohet me raport policor të rregullt”, ka deklaruar Osmanollaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?