Tiranë, mbërrijnë 9360 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Mbrëmjen e sotme mbërritën 9360 doza të vaksinës Pfizer, të cilat ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit. “Sot kemi edhe 9360 doza të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të […]

“Sot kemi edhe 9360 doza të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve për të siguruar mbrojtjen e plotë”, tha ministrja Manastirliu.

Ajo ka bërë të ditur se do të vijohet me grupet më të rrezikuara.

“Do të vijojmë me grupet e rriskuara që janë mësuesit. Duhet thënë që deri tani vendi ynë ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë doza vaksinash. Vaksinimi do të vazhdojë ditë pas dite”, tha Manastirliu.

Ndërsa, ministri Ahmetaj ka thënë se sipas kontratës me kompaninë Pfizer janë gjithsej 500 mijë vaksina dhe se ardhjet e dozave të reja do të vazhdojnë në muajt prill, maj dhe qershor.

Ndryshe, edhe sot vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27.365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?