Theret 16 herë më thikë blogeri që e kritikoI qeverinë e Azerbajxhanit

Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve ka bërë thirrje për hetim të plotë rreth sulmit më të fundit ndaj një blogeri azer në ekzil, i cili njihet për kritikat ndaj qeverisë së vendit të tij. Mahammad Mirzali, i cili e menaxhon kanalin “Made in Azerbaijan” në YouTube, u rrah dhe u ther me thikë të dielën […]
Mahammad Mirzali, i cili e menaxhon kanalin “Made in Azerbaijan” në YouTube, u rrah dhe u ther me thikë të dielën nga një grup i burrave në Francë, tha të martën grupi për mbrojtjen e gazetarëve, që e ka bazën në Nju Jork.
Sipas këtij grupi, Mirzali u sulmua nga gjashtë burra përderisa ishte duke ecur në qytetin francez, Nantes. Ai u ther me thikë së paku 16 herë dhe tash për tash ndodhet në spital me lëndime serioze, shkruan Free Europe.
“Autoritetet franceze duhet që shpejt ta hetojnë sulmin me thikë ndaj blegërit azer në ekzil, Mahammad Mirzali, t’i gjejnë autorët dhe ata që e urdhëruan sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë”, tha Gulnoza Said nga Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve.












