Terapia me drogë psikedelike mund të resetojë trurin në depresion

Një drogë e fuqishme halucinogjenike e njohur se ishte pjesë e ritualeve shamane por testohet si kurë e mundshme për depresionin për të parën herë. Pjesëmarrësve në testim do t’ju ofrohet droga DMT, e ndjekur nga terapia duke folur. Shpresohet që kjo do të ofrojë një alternativë për një pjesë të madhe njerëzish që nuk […]
Pjesëmarrësve në testim do t’ju ofrohet droga DMT, e ndjekur nga terapia duke folur.
Shpresohet që kjo do të ofrojë një alternativë për një pjesë të madhe njerëzish që nuk ndihmohen nga ilaçet konvencionale për depresion, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Terapia e asistuar psikedelike mund të ofrojë lehtësim afat-gjatë nga simptomat, kanë shtuar disa hulumtues.
Ndërkohë po rritet numri i provave që tregon se drogat psikedelike, veçanërisht të shoqëruara me terapi duke folur, janë të sigurta dhe mund të jenë efektive për trajtimin e një varg sëmundjes mendore.
Kjo do të jetë e para herë që DMT-ja ju ofrohet njerëzve me depresion të moderuar apo të rëndë në testime klinike. /Periskopi












