“Të mban burri me para”, Tea i reagon komentuesit

Pasi gjithçka u sqarua për publikun, Tea dhe Bearti po jetojnë ditët e tyre më të bukura si çift. Ata të dy janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe shpesh ndajnë në rrjete sociale momente nga përditshmëria. Deri më tani ata duken si çifti perfekt dhe madje u përfolën edhe se e kishin zyrtarizuar lidhjen, por […]
Ndërkohë së fundmi Tea dhe Bearti kanë udhëtuar bashkë drejt Stambollit, për të pushuar. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit Tea ka zbuluar se aktualisht ndodhet me të dashurin e saj në qytetin më të vizituar të Turqisë dhe se dje ka festuar 22-vjetorin. Mes pyetjeve, Teas i ka rënë në sy një koment që asaj nuk i ka pëlqyer aspak ndaj ka kthyer një përgjigje publikisht.
“Dite me zgjedh burrë ti, po bën jetë lali, ah burri me lekë”, i ka shkruar njëri nga ndjekësit ish-konkurrentes së “Për’puthen”.
Tea ka treguar se ja thonë shpesh këtë gjë dhe me përgjigjen e saj ju ka mbyllur gojën të gjithëve.
“Shpesh ma thoni, e para: nuk e kam burrë. E dyta: gjeneroj mjaftueshëm për veten time, s’kam nevojë”, i është kthyer Tea.

Kujtojmë se disa javë më parë Tea dhe Bearti u rikthyen bashkë si çift në “Për’puthen” pas skandalit të famshëm për të dhënë një intervistë e sqarur gjithçka rreth marrëdhënies me njëri-tjetrin.












