Takohen ambasadori i Kosovës dhe ai i Izraelit në Francë, përshëndesin hapjen e ambasadës në Jerusalem

Takohen ambasadori i Kosovës dhe ai i Izraelit në Francë, përshëndesin hapjen e ambasadës në Jerusalem

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi është pritur në ambasadën e Izraelit në Paris nga ambasadori Daniel Saada i ngarkuar me punë i shtetit të Izraelit në këtë shtet. Gashi ka shkruar në Twitter se ka pasur një mikpritje të ngrohtë nga ambasadori Saada, me të cilin kanë diskutuar për hapjen e ambasadës së […]

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi është pritur në ambasadën e Izraelit në Paris nga ambasadori Daniel Saada i ngarkuar me punë i shtetit të Izraelit në këtë shtet.

Gashi ka shkruar në Twitter se ka pasur një mikpritje të ngrohtë nga ambasadori Saada, me të cilin kanë diskutuar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Një mirëseardhje e ngrohtë nga ambasadori Danie Saada, i ngarkuari me punë i Izraelit në Francë. Pata kënaqësinë të bisedoj më të, një ditë pas hapjes historike të ambasadës tonë në Jerusalem”, ka shkruar Gashi.

Un accueil très chaleureux de l’Ambassadeur Daniel Saada, Chargé d’affaires d’Israël en France @IsraelenFrance . J’ai eu le plaisir d’échanger avec lui, au lendemain de l’ouverture historique de notre ambassade à Jérusalem. ????@InesDemiri1 pic.twitter.com/cF8hDuJZaT

— Qëndrim R. Gashi (@qendrimrgashi) March 16, 2021

Përkundër kundërshtimeve të shumta, Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem të dielën.

Ines Demiri është e ngarkuara me punë e Kosovës në shtetin e Izraelit dhe pritet që të jetë ambasadorja e parë e Kosovës atje.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin e nënshkruar nga Kosova, është paraparë njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërkaq, në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Hapjen e Amasadës së Kosovës në Jerusalem e kishte kundërshtuar Bashkimi Evropian. Më 2 shkurt, BE-ja e quajti vendim fatkeq hapjen e kësaj ambasade në qytetin e Jerusalemit, statusin e të cilit, blloku evropian e konsideron të pazgjidhur.

Kundërshti kishte shprehur edhe Ambasada turke në Prishtinë si dhe Liga Arabe. Kjo e fundit, i kishte bërë thirrje Kosovës që të heqë dorë nga ky vendim, dhe t’i përmbahet rezolutave ndërkombëtare mbi Jerusalemin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?