Sot Kosova furnizohet me vaksinat anti-COVID, këta janë personat e parë që do të vaksinohen

Sot Kosova furnizohet me vaksinat anti-COVID, këta janë personat e parë që do të vaksinohen

Sot Kosova do të furnizohet me vaksinat Anti-COVID të AstraZenecas nga COVAX. Ata që do të vaksinohen të parët me to do të jenë punëtorët shëndetësorë në vend. Kosova sot pritet të furnizohet me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID. Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë është thënë disa herë se Kosova ka plotësuar kriteret për […]

Kosova sot pritet të furnizohet me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID.

Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë është thënë disa herë se Kosova ka plotësuar kriteret për furnizim me vaksina, vendi është një ndër vendet e fundit që po furnizohet sot me vaksina.

Nga 100 mijë e 800 doza të vaksinave të premtuara në raundin e parë të furnizimit, sot Kosova do të furnizohet me 24 mijë doza.

Pjesa tjetër e tyre është premtuar të vie deri në muajin maj.

Ndërsa, institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID -19. Në bazë të këtij plani, Komiteti për Vaksinim ka paraparë që pas futjes në përdorim të vaksinës, procesi të realizohet në tri faza.

Me ardhjen e vaksinave, ata që do të vaksinohen të parët do të jenë një pjesë e punëtorëve shëndetësorë, personave të moshuar mbi 80 vjeç dhe të moshuarve dhe qytetarëve me sëmundje kronike.

Pjesa tjetër e qytetarve, do të vaksinohet me vaksinat tjera që pritet të vinë deri në muajin maj.

Ndërsa, në disa komuna tashmë janë bërë edhe përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.

Në Prishtinë është përgatitur salla “1 Tetori” si qendër për vaksinim, ku pritet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë.

Kurse në komunat tjera vaksinimi do të kryhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Me ardhjen e furnizimit me vaksina nga COVAX, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Kujtojmë që në mungesë të vaksinës, Shqipëria deri më tani ka vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZenecas.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?