Skandali me kasafortën, lirohet nga detyra sekretari i Presidencës Driton Gashi

Skandali me kasafortën, lirohet nga detyra sekretari i Presidencës Driton Gashi

Sekretari i Presidencës Driton Gashi është liruar nga detyra pas dyshimeve për hapjen e kasafortës në këtë institucion. Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. “Komisioni i themeluar me vendim ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, […]

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

“Komisioni i themeluar me vendim ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin disiplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës disiplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, tha Kupina.

Në nëntor të vitit 2020 ishte raportuar se një person i paraqitur si inspektor i AKI-së ka tentuar të marrë disa dosje nga kasaforta e Presidencës.

Sekretari i Presidencës, Driton Gashi, kishte mohuar këto akuza duke thënë se kasaforta nuk ishte hapur asnjëherë.

“Unë kam qenë dëshmitar në këtë ngjarje bashkë me u.d. e presidentes dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar i ngjarjes krahasuar me të tjerët që po deklarohen në studio se është hapur sefi. Nuk është hapur sefi”, ka thënë Gashi në një lidhje telefonike në Klan Kosova.

Megjithatë, këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci kishte thënë se e kishte parë vetë Gashin duke i marrë dokumentet.

“Rastin e kemi paraqitur në polici. Z. Gashi nuk ka pasur mandat të ftoj përfaqësuesit e AKI të marrin dokumentacionin. Qasjen në sefin e sigurisë duhet ta ketë vetëm presidenti i vendit. Përveç asaj që unë z. Gashi dhe një agjent të AKI-së e kam gjetë në zyrë me fjalë të tjera i kam zënë në flagrancë duke sulmuar institucionin e Presidencës, fatkeqësisht sekretari i zyrës së presidentit dhe një inspektor të AKI-së. Unë i kam pyetur se me autorizim të kujt po e ndërmarrin një veprim të tillë dhe ai më ka thënë se nuk lejoj që këto dokumente me ra në duar të EULEX”, kishte thënë Peci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?