Skandalet seksuale: Kryeministri australian riformaton qeverinë

Skandalet seksuale: Kryeministri australian riformaton qeverinë

Një seri skandalesh seksuale dhe protestash detyruan të hënën kryeministrin e Australisë, Skot Morison, të riformatojë ekipin qeveritar. Morison njoftoi zëvendësimin e prokurorit të përgjithshëm, Kristian Poter, dhe ministren e Mbrojtjes, Linda Rejnolds. Poteri largohet pas akuzave se në vitin 1988 përdhunoi një vajzë 16-vjeçe, ndërsa ai vetë ishte 17 vjeç. Çështja ndaj tij megjithatë […]

Një seri skandalesh seksuale dhe protestash detyruan të hënën kryeministrin e Australisë, Skot Morison, të riformatojë ekipin qeveritar.

Morison njoftoi zëvendësimin e prokurorit të përgjithshëm, Kristian Poter, dhe ministren e Mbrojtjes, Linda Rejnolds.

Poteri largohet pas akuzave se në vitin 1988 përdhunoi një vajzë 16-vjeçe, ndërsa ai vetë ishte 17 vjeç.

Çështja ndaj tij megjithatë nuk do të ndiqet penalisht pasi akuzuesja ka ndërruar jetë.

Ish-ministrja Rejnolds, ndërkaq, u shkarkua pasi fyeu dhe e quajti gënjeshtare një ish-pjesëtaren e stafit të saj e cila po ashtu akuzoi se qe përdhunuar nga një kolegu i saj në parlament.

Përveç skandaleve në qeveri, edhe Partia Liberale e kryeministrit Morison është vënë në vështirësi në ditët e fundit.

Në mediet janë publikuar disa raste të burrave që janë pjesë e personelit partiak, duke kryer akte të turpshme në ambientet e Parlamentit.

Këtë muaj gratë australiane kanë dalë në protesta për të denoncuar pabarazinë dhe dhunën seksuale që ushtrohet ndaj tyre.

Kryeministri Morison ka deklaruar se njëkohësisht me riformatimin e qeverisë, do të ngre edhe një task-forcë për të analizuar problematikat mbi pabarazinë, sigurinë dhe mirëqenien e grave në vend.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?