Si po ia del shteti që ndjek lumturinë e popullit para zhvillimit ekonomik?

Si po ia del shteti që ndjek lumturinë e popullit para zhvillimit ekonomik?

Butani [Bhutan] është një mbretëri në Himalaje më së miri e njohur për konceptin e saj të “Bruto Lumturisë Kombëtare” [GNH]. Por, çka është GNH-ja dhe a janë njerëzit e Butanit përnjëmend më të lumturit në dynja? GNH-ja si një filozofi e zhvillimit në Butan daton që në vitin 1972, kur mbreti i katërt, Jigme […]

GNH-ja si një filozofi e zhvillimit në Butan daton që në vitin 1972, kur mbreti i katërt, Jigme Singye Wangchuk, njoftoi që Butani do të ndiqte “lumturinë” në rrugën e saj drejt zhvillimit, në vend se të maste progresin vetëm përmes rritjes në Bruto-Produktin Vendor [GDP].

I çmuar në Butan për shumë veprime progresive si mbret, ky lider vizionar kishte kuptuar se GDP-ja nuk merrte në konsideratë qëllimin përfundimtar të çdo qenieje njerëzore: lumturinë, shkruan Periskopi.

Çka nënkupton kjo?

John Lennon përmbledh konceptin, dhe tensionet prapa tij, në mënyrë mjaft të bukur. Ai shkruante: “Kur isha pesë vjeçar, nëna ime gjithnjë më thoshte se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën se çka doja të bëhesha kur të rritesha, dhe unë shkrova “i lumtur”. Ata më thanë që s’po e kuptoja pyetjen, dhe unë iu thashë që ata s’e kuptonin jetën.”

Natyrisht, “lumturia” është një arritje sfiduese për t’u kuptuar, e lëre më të matet. Që prej viteve ’70, është bërë shumë që GNH-ja të shkojë nga filozofi zhvillimi në komponentin kyç të strategjisë së zhvillimit të Butanit – që provonte të ndërtonte balancë mes katër shtyllave fondamentale të GNH-së: zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik; mbrojtjen e ambientit; ruajtjen dhe promovimin e kulturës; dhe qeverisjes së mirë.

Pak mësime mbi mënyrën se si Butani me njërën prej ekonomive më të vogla në botë ka dëshmuar lidership.

Katër mësime nga Butani

Qeverisja e mirë: Më 2001, i njëjti mbret që vuri konceptin e Bruto-Lumturisë Kombëtare inicioi procesin e draftimit të kushtetutës që do të rezultonte në dhënien e pushtetit te populli. Mbreti kishte theksuar që kushtetuta duhet të promovojë dhe mbrojë mirëqenien e tashme dhe të ardhme të popullit dhe të vendit; të sigurojë që Butani ka një sistem politik që ofron paqe dhe stabilitet, ndërsa forcohet siguria dhe sovraniteti i vendit. Pavarësisht protestave nga popullata, që ishin të lumtur me lidershipin e tyre mbretëror, mbreti theksonte që nuk ishte e mençur të linte një vend kaq të vogël e të lëndueshëm në duart e vetëm një lideri, të zgjedhur nga lindja dhe jo nga merita. Kushtetuta çoi në njoftimin e demokracisë parlamentare, me zgjedhjet e para të mbajtura në vitin 2008.

2.Mbrojtja e ambientit: Kushtetuta e Butanit po ashtu prefshin masa të paprecedenta ambientale, me kërkesa të tilla si nevoja për ruajtjen e 62% të pylltarisë së vendit në çdo kohë. Aktualisht, shkalla është 72%. Edhe në marrëveshjen e Parisit, Butani kishte njoftuar se e kishte për qëllim të mbeste një vend pa karbon.

Butani është streha e një ekosistemi shumë divers, i ranguar mes top 10 shteteve në botë me densitetin më të madh të specieve dhe i njohur si një hot-spot i biodiversitetit.

3.Ruajtja dhe promovimi i kulturës: E ndodhur mes shteteve gjigante si Kina në veri dhe India në Jug, fakti që ky shtet është shtet përbën fakt të mahnitshëm në vetvete. Malet e larta kalojnë nëpër lugina të thella që kanë ndihmuar në ruajtjen e shtetit, por po ashtu edhe në krijimin e komuniteteve të izoluara që kanë zhvilluar kulturat e tyre, identitetin e edhe gjuhën. Butani ka më shumë se njëzet gjuhë përgjatë gjithë vendit.

4.Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i barabartë socio-ekonomik: Komisioni i Bruto-Lumturisë Kombëtare ka një rol eksplicit në sigurimin që të gjitha politikat në vend kalojnë një test të tillë që balancon përpjekjen për zhvillim ekonomik. Ky komision monitoron të gjitha shpenzimet qeveritare.

Por, si rrjedhojë e këtyre politikave ekonomike, a janë njerëzit e Butanit vërtet më të lumturit në botë?

Autorja e këtij shkrimi thotë se kjo është një pyetje mjaft sfiduese.

“Kam takuar shumë individë të dijshëm në Butan, por kam takuar edhe njerëz që kishin vështirësi në sigurimin e mirëqenies së tyre. Ajo çka është përbashkët për njerëzit e Butanit është që të gjithë i vënë një rëndësi të madhe “kohës” – marrin kohë për të menduar, kohë për familjen, kohë që të marrin frymë. Ky vlerësim i kohës, reflektimit dhe aftësia për të pauzuar është diçka që shumë prej kulturave perëndimore e kanë humbur.” – shkruan Antonia Gawel për BTH, transmeton Periskopi.

Megjithatë gjërat po ndryshojnë. Ardhja e televizorit në Butan ka komplikuar çështjet, shkruhet më tej. Derisa njerëzit më herët ishin të izoluar tashmë po ekspozohen gjithnjë e më shumë në lukset e pjesës tjetër të botës, dhe natyrisht se dëshira për “më shumë” ka mbërritur edhe në Butan.

Si në shumë kultura të ndërtuara në një agrikulturë sa për të mbetur gjallë, siç ishte rasti edhe me Butanin, ndryshimi nga praktikat tradicionale e kombinuar me migrimin urban po i vë presion shtetit që të menaxhojë rritjen e papunësisë dhe rrjedhojat e saj.

Megjithëse Butani nuk është një shtet pa asnjë telashe, ajo çka ka bërë për të ndjekur një rrugë më të balancuar drejt zhvillimit ekonomik nuk është vetëm evidente por po ashtu mund të shërbejë prë shtetet e tjera në mbarë botën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?