Si i flet vajza në shtëpi? Kjo është përgjigja e Albin Kurtit

Si i flet vajza në shtëpi? Kjo është përgjigja e Albin Kurtit

Gjatë seancës së djeshme për votimin e Qeverisë Kurti, në një moment vëmendja u kthye edhe te familja e Albin Kurtit, saktësisht vajza e tij. Ishte deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila tha se Kurti do të jetë kryeministri i parë, “fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi”. Por, çfarë kishte […]

Në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Konak”, Kurti kishte thënë se vajza e tij e flet edhe gjuhën shqipe, por edhe norvegjeze.

“Vajza ime i flet të dyja. E flet edhe shqipen, njësoj sikurse bashkëmoshatarët e saj, por edhe norvegjishten. Mendoj që tash ka filluar që ta kuptojë edhe anglishten, me të cilën shumë shpesh komunikojmë unë edhe gruaja ime. Ajo ka mbaruar edhe një kurs të shqipes në Tiranë, kështu që ajo di shqipen pa krahisimisht më mirë se unë norvegjishten”, kishte thënë Kurti.

Përveç shqipes e norvegjishtes, Kurti kishte thënë se ajo kishte nisur ta mësojë edhe anglishten, meqenëse ndihej e përjashtuar në bisedat e prindërve të saj.

“Në fillim është interesant se Lea kur ne flisnim anglisht e kapte njëfarë sikleti i përjashtimit, sepse anglishtja ishte gjuha me të cilën ajo e identifikonte përjashtimin që i bëhej asaj. Pra, kur ne flisnim anglisht, ajo nuk ishte as shqip e as norvegjisht, rrjedhimisht ishte gjuha ku ajo nuk është. Mirëpo, me kalimin e kohës filloi që ta kuptoj edhe atë, dhe e pashë se prej mrroljes së syve kur ne flisnim anglisht, kaluam te picërrimi i veshëve meqenëse mundohej që të dëgjonte sa më shumë sepse kuptonte gjithnjë e më shumë”, kishte deklaruar Kurti.

Ndryshe, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, dje tha se Kurti do jetë kryeministri i parë shqiptar “fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi”.

Musliu këto deklarata i dha në seancën që po mbahej për votimin e Qeverisë. Të njëjtës iu tërhoq vërejtja për gjuhën e përdorur nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kryeministër shqiptar, do të mbeteni në histori si kryeministër i parë shqiptar, të cilit nuk i flasin shqip në Kosovë dhe në shtëpi”, deklaroi ajo, në vazhdën e disa pyetjeve që ia parashtroi.

Tutje, kur iu tërhoq vëmendja nga Konjufca, ajo deklaroi se ishte VV’ja ajo që përcaktoi standardin e përmendjes së fëmijëve të përfaqësuesve politik

VIDEO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?