Shteti i BE-së akuzon shkrimtarin që i tha “hajvan” presidentit në Facebook

Një shkrimtar polak përballet me mundësinë e burgosjes pasi kishte fyer presidentin Andrzej Duda duke e quajtur “hajvan” pas komenteve të këtij të fundit për fitoren elektorale të Joe Bidenit. Polonia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Jakub Zulczyk, skenarist i një seriali të famshëm televiziv, ka thënë se prokurorët e kishin akuzuar atë duke […]
Polonia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Jakub Zulczyk, skenarist i një seriali të famshëm televiziv, ka thënë se prokurorët e kishin akuzuar atë duke u mbështetur në një nen të kodit kriminal për fyerjen e kreut të shtetit në një postim në Facebook, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Unë jam, dyshoj, i pari shkrimtar i këtij vendi qe një kohë të gjatë që akuzohet për atë që kam shkruar,” shkroi ai në Facebook.
Në postimin e 7 nëntorit të vitit të kaluar, Zulczyk kishte komentuar një postim të presidentit Biden për “fushatën e suksesshme presidenciale” duke thënë se ai po priste “nominimin nga kolegji elektoral”.
Duda, që mbështetet nga partia populiste e së djathtës Ligj dhe Drejtësi [Pis], ishte aleat i ngushtë i para-ardhësit të Bidenit, z.Donald Trump, që kontestonte rezultatin zgjedhor.
Në Kosovë deri tash nuk ka ndodhur që ndonjë qytetar të akuzohet për fyerjen në Facebook të presidentit të shtetit. /Periskopi












