Shpërthen në lutje Vuçiq: Serbia vaksina plot por serbët po dyshojnë në to

Shpërthen në lutje Vuçiq: Serbia vaksina plot por serbët po dyshojnë në to

Artikulli i mëposhtëm është marrë nga The Guardian dhe përkthyer në shqip nga Periskopi. Qytetari më i famshëm i Serbisë, kampioni i tenistit Novak Gjokoviq, ka qenë i zëshëm në skepticizmin e tij për vaksinat. Një këshilltar qeveritar për pandeminë iu tha mediave marsin e kaluar se Covid-19shi ekziston “vetëm në Facebook”. Kur rastet e […]

Qytetari më i famshëm i Serbisë, kampioni i tenistit Novak Gjokoviq, ka qenë i zëshëm në skepticizmin e tij për vaksinat. Një këshilltar qeveritar për pandeminë iu tha mediave marsin e kaluar se Covid-19shi ekziston “vetëm në Facebook”. Kur rastet e fruthit shpërthyen tri vjet më parë, autoritetet kishin fajësuar influencën e lobit të fuqishëm kundër-vaksinimit.

Për çudi, Serbia është kandidate që të bëhet kombi më i vaksinuar i Evropës. Por, që nga muaji janar, kombi nga Ballkani Perëndimor ka qenë para pjesës tjetër të botës, duke dhënë më shumë se 31 doza vaksine për çdo 100 qytetarë, sipas statistikave – duke lënë prapa vende si Gjermania [13 doza për 100 njerëz] dhe Kanadaja [10.8 doza për 100 njerëz].

Suksesi ka ndriçuar xhepat e vendit ku dyshimi për vaksinat po vazhdon të jetë shumë kokëfortë, duke i detyruar autoritetet e Serbisë që të përballen me një pyetje që mund t’i pres edhe vendet tjera të Ballkanit apo Evropës lindore, ku sondazhet tregojnë se ka hezitim për të marrë dozat. Sapo furnizimi i dozave të kalojë kërkesat, si do t’i bindni komunitetet skeptike që të vaksinohen?

Më pak se tetë vaksinime për njëqind njerëz janë administruar në Novi Pazar, qytetin më të madh të Sanxhakut, një rajon rural dhe qendra më e madhe e minoritetit boshnjak – pavarësisht se janë katër vaksina të ndryshme si ofertë.

“Ma merr mendja se është ende shumë herët për të thënë se vaksina është e sigurt,” tha Semin Martinoviq, një 20 vjeçar në rrugët e Tutinit, një qytet në Sanxhak. “Gjithandej botës ka plot shembuj të efekteve anësore, dhe po ashtu është pyetja se cila është më efektive. Në zonën time, njerëzit kanë frikë.”

Dezinformatat janë të shumta në vendin që Parlamenti Evropian e ka quajtur “pikën ku nisen fushatat ruse të dezinformatave”, dhe po aq është mosbesimi në sistemin shëndetësor, që nën regjimin komunist të Luftës së Ftohtë, i kishte bërë vaksinimet masive të obligueshme. Vaksinat për sëmundjet e fëmijëve janë ende një kërkesë legale por shmangen nga shumë njerëz.

“Ka shumë gjysmë të vërteta në rrjete sociale, ose rrena të kulluara për vaksinat”,” më tha Ervin Corovic, një mjek që shërben si kreu i qendrës mjekësore në Novi Pazar. “Na duhej të luftonim për vite me radhë me njerëzit që nuk donin t’i vaksinonin fëmijët. Kishim rezultate të mira në atë aspekt, por tash pandemia erdhi dhe zërat anti-vaksinë u bënë të zhurmshëm sërish.”

Banorët e dinë se çka mund të bëj Covid-19shi. Novi Pazari me rrethinë kanë qenë prej më të goditurve në Serbi, me rreth 4 mijë e 900 të vdekur të regjistruar por shifrat e vërteta mendohet të jenë edhe më të larta. Një gjendje emergjente u shpall korrikun e kaluar kur spitalet rritën kapacitetet. “Ato ishin të mbi-populluara, kishte mungesë të pajisjeve,” tha Corovic.

Shkalla e infektimeve – raporton Periskopi – me Covid-19 po rritet sërish, dhe zyrtarët rajonalë po garojnë që të shmangin një krizë tjetër.

Shakatë disa-vjeçare për influencën strategjike në Serbi mes Kinës, Rusisë dhe Evropës Perëndimore janë përkthyer në një grumbull vaksinash nga këta prodhues. “Ne kemi më shumë vaksina se ata që kanë aplikuar për to,” tha kryeministrja Ana Brnabic javën e kaluar.

Presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq – lider që me dominancën e tij në institucione ka bërë që Serbia të mos quhet më demokraci – e ka konsideruar teprinë e vaksinave si një triumf personal.

“Po iu përgjërohem juve o popull, thirrni e merreni vaksinën,” tha ai në një adresim këtë muaj. “I kemi ato, dhe do të kemi edhe më shumë. Po iu përgjërohem si Zotit, merrini.”

Në një vend të polarizuar mes elementeve pro-BE-së dhe atyre që favorizojnë Rusinë, numri i vaksinave ka ndihmuar në tejkalimin e një pjese të skepticizmit, ka thënë profesori i shkencave politike në Beograd, Milan Krstic.

“Qoftë nëse njerëzit preferojnë fuqitë lindore, si Kina apo Rusia, ose fuqitë perëndimore si BE-ja dhe ShBA-ja, kjo luan rol në zgjedhjen e vaksinës,” tha ai.

Që vaksinat janë bërë shumë të politizuara, dhe sinonime me figura politike, kjo është burim i shqetësimit për ekspertët e shëndetit publik, që frikësohen se suksesi i hershëm i programit vaksinues të Serbisë mund të errësohet nëse nuk ia dilet të krijohet imuniteti i tufës që kërkon 70% të popullatës të vaksinuar.

“Ishte e rëndësishme për regjimin që të tregonte se Serbia kishte më shumë vaksina se vendet e tjera, por në të njëjtën kohë kemi neglizhuar pjesën më kryesore: t’i edukojmë njerëzit për vaksinën,” tha Zoran Radovanoviq, epidemiolog.

“Edukimi për vaksinat para vaksinimit masiv është si artileria gjatë luftës. Ju nisni të prishni frontin e armikut me artileri. Në këtë rast, ai do të ishte edukimi. Por, ky nuk ka qenë rasti me Serbinë.” /Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?