Shoku Kurti, besojmë se qëndroni gjatë kësaj here: Internacionalja Socialiste uron kryeministrin

Sekretari Gjeneral i Internacionales Socialiste – ku anëtare është edhe Vetëvendosja e Kurtit – Luis Ayala ka uruar kryeministrin e Vendit për zgjedhjen në detyrën e re. Ky njoftim ka ardhur nga Zyra e Kryeministrit. Ai ka përgëzuar kryeministrin Kurti për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar si shembull të vërtetë dhe burim krenarie. “I dashur […]
Ky njoftim ka ardhur nga Zyra e Kryeministrit.
Ai ka përgëzuar kryeministrin Kurti për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar si shembull të vërtetë dhe burim krenarie.
“I dashur Kryeministër, i dashur Shok, i dashur mik,
Më jep kënaqësi të madhe t’ju dërgoj urimet më të ngrohta për zgjedhjen si Kryeministër, me plot besimin se kësaj here do të qëndroni gjatë në këtë pozitë!
Jam po ashtu i lumtur t’ju uroj për diversitetin e kabinetit tuaj, që është shembull i vërtetë dhe burim krenarie.
Pres të kemi bashkëpunim në të ardhmen në ndjekje të qëllimeve që keni vendosur dhe idealeve që ndajmë së bashku në këtë familje globale politike, ju dërgoj dëshirimet më të mira dhe të ngrohta dhe respekt të madh vëllazëror,” – shkruhet në letër.












