“Shko Bersant”: Dijoni i jep vizë Celinës t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Dijoni e ka liruar Bersant Celinën t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në fund të këtij muaji, njofton klubi francez. Bashkimi i Celinës me ekipin kombëtar dardan për ndeshjet kundër Suedisë dhe Spanjës më 28 dhe 31 mars ishte i pasigurt, pasi klubet e Ligue 1 kishin rënë në […]

Bashkimi i Celinës me ekipin kombëtar dardan për ndeshjet kundër Suedisë dhe Spanjës më 28 dhe 31 mars ishte i pasigurt, pasi klubet e Ligue 1 kishin rënë në ujdi të mos i lironin lojtarët e vet për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre përkatëse, duke iu druajtur izolimit kur të ktheheshin në Francë

Megjithatë, Dijoni njofton se do t’i lirojë lojtarët e vet, përfshirë Celinën, për t’iu bashkuar Kombëtareve të tyre pas një vendimi të ri të Ministrisë së Sportit të Francës.

Ministria franceze nuk do t’iu kërkojnë ta respektojnë masën e izolimit shtatëditor lojtarëve që udhëtojnë jashtë zonës evropiane, sipas klubit francez.

Edhe dyshja Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, të cilët luajnë për klubin tjetër të Ligue 1, Stade de Reims, pritet t’i bashkohen Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës pritet të mblidhet sot në Prishtinë për t’i nisur përgatitjet për fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet.

Por para se t’i nisin kualifikimet për Botërorin Katari 2022, verdhekaltrit do të përballen me Lituaninë në një ndeshje miqësore më 24 mars në Prishtinë.

Të dielën më 28 mars, Kosova e pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen hapëse për Katari 2022, para se të udhëtojë drejt Sevillës për t’u përballur me Spanjën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?