Shefi i OKB-së citon Kuranin: Urrejtja ndaj myslimanëve është shtuar

Shefi i OKB-së citon Kuranin: Urrejtja ndaj myslimanëve është shtuar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi të mërkurën se urrejtja dhe diskriminimi kundër myslimanëve është rritur në përmasa epidemike. Sipas shefit të njërës prej organizatave më me ndikim në botë, qëndrimet anti-islame janë pjesë e një ndryshimi më të gjerë global si afrim drejt nacionalizmit dhe largim nga të drejtat e […]

Sipas shefit të njërës prej organizatave më me ndikim në botë, qëndrimet anti-islame janë pjesë e një ndryshimi më të gjerë global si afrim drejt nacionalizmit dhe largim nga të drejtat e pakicave, shkruan Anadolu, transmeton Express.

Rishfaqja e fanatizmit anti-islamik është lartazi në linjë me trendet tjera shqetësuese që po i shohim në nivel global: ringjallja e etno-nacionalizmit, neo-nazizmit, stigmave dhe gjuhës së urrejtjes që për cak kanë popullsitë e ndjeshme, përfshirë myslimanët, çifutët, disa komunitetet të krishtera pakicë dhe të tjerë”, tha Guterres në një organizim të Kombeve të Bashkuara për shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë.

“Komunitetet pakicë janë pjesë e pasurisë së strukturës sonë kulturore dhe shoqërore, por përsëri po shohim jo vetëm forma të diskriminimit, por edhe politika të asimilimit që synojnë ta fshijnë identitetin kulturor dhe fetar të komuniteteve pakicë”, shtoi ai.

“Siç na kujton Kurani i shenjtë: popujt dhe fiset janë krijuar për t’u njohur me njëri-tjetrin. Larmia është pasuri, jo kërcënim”, tha më tej sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Dita Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë, që u shënua për herë të parë këtë vit, u organizua pas sulmeve të 15 marsit të vitit 2019, kur nga sulmi në dy xhami të Zelandës së Re 51 persona u vranë dhe 49 u plagosën. Sulmuesi, shtetas australian, është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë për të kërkuar lehtësim të dënimit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?