Salihu: Jerusalemi dëshmoi që Biden do ta vazhdojë politikën e jashtme si Trumpi

Salihu: Jerusalemi dëshmoi që Biden do ta vazhdojë politikën e jashtme si Trumpi

Analisti dhe hulumtuesi Fitim Salihu, thotë se politika e jashtme e Donald Trump ‘duket të ketë qenë e suksesshme’. Kjo, pasi sipas tij, këtë politikë është duke e ndjekur edhe presidenti Joe Biden. Sipas Salihut, kjo dëshmohet edhe në rastin e Kosovës, përkatësisht me hapjen e ambasadës tonë në Jerusalem. Ai shkruan në Facebook: Përkundër […]

Analisti dhe hulumtuesi Fitim Salihu, thotë se politika e jashtme e Donald Trump ‘duket të ketë qenë e suksesshme’.

Kjo, pasi sipas tij, këtë politikë është duke e ndjekur edhe presidenti Joe Biden.

Sipas Salihut, kjo dëshmohet edhe në rastin e Kosovës, përkatësisht me hapjen e ambasadës tonë në Jerusalem.

Ai shkruan në Facebook:

Përkundër shumë vërejtjeve ndaj Trampit mbi politikat e tij të brendshme, politika e tij e jashtme, parë nga sot, duket të ketë qenë e suksesshme dhe e duhur. Këtë e dëshmon fakti që edhe administrata Bajden po vazhdon t’i ndjek shtyllat kryesore të politikës së jashtme të vendosura nga Trampi – përballja me Kinën dhe marrëveshjet paqësore në Lindjen e Mesme. Natyrisht, këtu hynë edhe marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën dhe Serbinë. Në të gjithë këto pika, Bajdeni është zotuar për vazhdimësi.

Prioritizimi i përmbajtjes së ekspansionit gjeopolitik të Kinës në politikën dhe ekonominë globale, shoqëruar me pesë marrëveshje mes Izraelit dhe shteteve me shumicë myslimane (me tri shtete të tjera me shumicë myslimane gati për të nënshkruar marrëveshje me shtetin izraelit) dhe krijimi i aleancave për t’iu kundërvënë Iranit (përfshirë marrëveshjen mes dy rivalëve të Gjirit, Arabisë Saudite dhe Katarit) janë trashëgimi e politikës së jashtme të Trampit, e cila po vazhdon edhe me Bajdenin.

Në këtë mes gjendet edhe Kosova. Stejt Departmenti i administratës Bajden ka pohuar se do t’i qëndrojë prapa projekteve të Trampit për marrëvëshjet me Kosovën e Serbinë dhe për marrëveshjen mes Kosovës e Izraelit për njohje reciproke dhe vendosjen e ambasadës kosovare në Jerusalem.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?