Sali Berisha: Covidin e kam kaluar por nuk tregova, vaksinën do ta marr

Sali Berisha: Covidin e kam kaluar por nuk tregova, vaksinën do ta marr

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha në një intervistë për ABC Neës ka deklaruar se e ka kaluar COVID-19. Berisha është shprehur se e ka kaluar në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë kollë dhe pak temperaturë. Ndër të tjera ai ka theksuar se pjesa më e mërzitshme për të në […]

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha në një intervistë për ABC Neës ka deklaruar se e ka kaluar COVID-19.

Berisha është shprehur se e ka kaluar në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë kollë dhe pak temperaturë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pjesa më e mërzitshme për të në pandemi, ka qenë zbatimi i karantinës sa herë që takonte persona që ishin në kontakt me të infektuarit me COVID-19. Gjithashtu Berisha ka bërë apel që të gjithë të zbatojnë karantinën, pasi sipas tij është mënyra më e mirë për të eliminuar përhapjen e virusit.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cenuar aftësinë për punë. Shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me Coronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë pyetjes se, nëse i është afruar për të bërë vaksinën, ai është shprehur se vaksinën do e bëjë kur ti vijë grupmosha.

“Edhe po të më ofrojë nuk do e bëj. Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë. Kam përdorur mjetet më të zakonshme si në çdo rrufë dhe për pesë ditë kam përdorur Remdisiver dhe anti viral, pasi mjeku më tha se do të shkurtojë kohën. Unë e kalova në formën më të lehtë”, ka përfunduar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?