Sa shtete tjera kanë hapur ambasada në Jerusalem? Kosova bëhet dikushi ndërkombëtarisht

Kosova dje e ka përuruar zyrtarisht ambasadën në Jerusalem – megjithëse qëndrimi i kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, është “në shqyrtim të çështjes”. Sa vende të tjera e kanë ambasadën në Jerusalem? Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem shpreh një qëndrim të rëndësishëm politik që njeh territoret e okupuara nga Izraeli në Jerusalem, dhe […]
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem shpreh një qëndrim të rëndësishëm politik që njeh territoret e okupuara nga Izraeli në Jerusalem, dhe politikën e saj kontroverse të brendshme.
Dekreti i hapjes së Ambasadës ishte nënshkruar nga z.Hashim Thaçi gjatë kohës sa ky i fundit ishte president i vendit – por aty nuk përmendej Jerusalemi si lokacion.
Se kush vendosi që ambasada të hapej në Jerusalem nuk dihet, por besohet që kjo është bërë edhe për t’i mundësuar shkeljen në heshtje të një tjetër zotimi për Albin Kurtin, pushtetarin e ardhshëm, shkruan Periskopi.
Me hapjen e ambasadës, Kosova ka ndjekur rrugën e trasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç ShBA-ve, vetëm edhe Guatemala ka hapur ambasadë në Jerusalem. Kjo e bën vendin tonë vetëm të tretin në botë që e ka bërë një hap të tillë – dhe shtetin e parë mysliman që bën një rreshtim kaq të rëndësishëm gjeo-strategjik.
Edhe Republika e Çekisë ka hapur zyrë diplomatike në Jerusalem, e që po shihet si një ambasadë de fakto e saj.
Administrata Biden ka mbështetur hapin e ndërmarrë nga administrata e Donald Trump, dhe tashmë pritet të fillojë lobimet që edhe shtete të tjera të hapin ambasadat në Jerusalem – duke e njohur qytetin e kontestuar si kryeqytet të Izraelit. /Periskopi












