Rusia: Bideni të na kërkojë falje që e quajti Putinin vrasës

Rusia: Bideni të na kërkojë falje që e quajti Putinin vrasës

Rusia dëshiron kërkimfalje nga Shtetet e Bashkuara pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Putini është vrasës dhe se mund të hakmerret kundër Uashingtonit, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, tha të enjten një ligjvënës i lartë rus. Në një intervistë të transmetuar një ditë më parë për televizionin ABC Neës, shefi i Shtëpisë […]

Rusia dëshiron kërkimfalje nga Shtetet e Bashkuara pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Putini është vrasës dhe se mund të hakmerret kundër Uashingtonit, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, tha të enjten një ligjvënës i lartë rus.

Në një intervistë të transmetuar një ditë më parë për televizionin ABC Neës, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha “po”, kur u pyet nëse beson që presidenti rus është vrasës.

Ai gjithashtu tha se Putini nuk ka shpirt dhe premtoi se homologu i tij do të paguajë një çmim për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në ShBA, diçka që Kremlini e mohon.

Në një vendim të pazakontë pas intervistës së Bidenit, Rusia të mërkurën tha se e ka thirrur ambasadorin e vet në ShBA për konsultime urgjente rreth të ardhmes së raporteve me Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Konstantin Kosachyov, nënkryetar i Dhomës së Lartë të Kuvendit në Rusi, tha se komentet e Bidenit janë të papranueshme, se do t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet edhe ashtu të këqija dhe i japin fund çdo shprese në Moskë për ndryshimin e politikës amerikane nga administrata e re.

Ai tha se thirrja që Moska ia bëri ambasadorit të saj ishte hapi i vetëm i arsyeshëm për t’u marrë në këto rrethana. “Unë dyshoj që nuk do të jetë i vetmi (hap), nëse nga ana amerikane nuk vjen ndonjë sqarim apo kërkimfalje”, tha Kosachyov.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?