RrGK: Shteti të parandalojë vrasjet e grave

RrGK: Shteti të parandalojë vrasjet e grave

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar ndaj vrasjes së 44 vjeçares S.S që u vra të dielën nga ish-bashkëshorti i saj i cili më pas vrau edhe veten. Në reagimin e RrGK-së, thuhet se mentaliteti patriarkal është i rrënjosur aq thellë sa burrat i shohin gratë si prona të tyre e vendosin edhe […]

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar ndaj vrasjes së 44 vjeçares S.S që u vra të dielën nga ish-bashkëshorti i saj i cili më pas vrau edhe veten.

Në reagimin e RrGK-së, thuhet se mentaliteti patriarkal është i rrënjosur aq thellë sa burrat i shohin gratë si prona të tyre e vendosin edhe kur t’ua marrin jetën.

“Pak pas protestës së 8 marsit ku u marshua kundër patriarkatit që po vret gratë, të dielën, më 14 mars, sërish një burrë vrau një grua. Sipas raportimeve të deritanishme të policisë, gruaja S.S. u vra dje në Prishtinë nga ish-bashkëshorti L.S, i cili më pas vrau edhe veten. Kush merr përgjegjësi për këtë vrasje? Çfarë drejtësie do të marrë gruaja e vrarë? Edhe sa herë duhet t’i lexojmë lajmet e tilla të përsëritura? Tashmë është bërë e ditur që PATRIARKATI VRET, burrat i vrasin gratë, bashkëshortet e ish-bashkëshortet. Mentaliteti patriarkal është i rrënjosur aq thellë, sa burrat i shohin gratë si prona të tyre e vendosin edhe kur t’ua marrin jetën”, thuhet në reagim.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh indinjatë të thellë për këtë rast, duke u zotuar njëherish se do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi për këtë grua, ashtu si për çdo grua tjetër të dhunuar, plagosur e të vrarë.

“Shumë burra që kanë vrarë gratë janë dënuar shumë pak, e për këtë rast nuk do të dënohet askush. Shteti i Kosovës duhet të krijojë politika për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve së grave. Duke fuqizuar arsimin dhe ekonominë, për të kontribuar në pavarësimin e vajzave dhe grave, djemve e burrave; institucionet e drejtësisë duhet të jenë më të zëshme karshi vrasjeve së grave, t’i trajtojnë rastet e dhunës me baza gjinore me seriozitet si dhe dënimet për dhunuesit e vrasësit të jenë më të larta. RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private”, thueht ndër tjera në reagim.

Tutje thuhet se “Jeta pa dhunë me bazë gjinore mbetet ndër programet kyçe të Strategjisë së RrGK-së 2019-2022. Përmes zbatimit të kornizës ligjore për dhunën në familje, duke përfshirë përgjegjësinë institucionale për të ndihmuar personat që kanë pësuar dhunë, përmes ngritjes së vetëdijes në mesin e zyrtarëve dhe qytetarëve, në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe përmes hulumtimeve e avokimeve, RrGK tashmë për vite përpiqet për parandalimin e dhunës ndaj grave si dhe arritjen e drejtësisë për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë!”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?