Rrëfimi i infermieres që u kujdes për të infektuarit me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Rrëfimi i infermieres që u kujdes për të infektuarit me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Për një vit, me vetëm pesë ditë pushim vjetor e çdo ditë pune, Fetije Kaçuri-Hyseni është përkujdesur për të infektuarit me koronavirus, të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Frikë, sëmundje, lodhje, vdekje e shpresë – të gjitha përjetohen brenda një ditë pune, thotë Fetija, në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë. Fetije Kaçuri-Hyseni, […]

Frikë, sëmundje, lodhje, vdekje e shpresë – të gjitha përjetohen brenda një ditë pune, thotë Fetija, në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë.

Fetije Kaçuri-Hyseni, 43-vjeçare, punon si infermiere qe 22 vjet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo klinikë ka barrën kryesore të përballjes me pacientët e sëmurë nga COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Ajo thotë për tërë këto vite punë, asnjëherë nuk është përballur me një situatë, siç është përballur gjatë një viti me pandeminë COVID-19.

“Ka ndryshuar gjithçka”, thotë Kaçuri-Hyseni.

“Gjithmonë kemi pasur punë me epidemi të ndryshme në Klinikën Infektive, por pandemia me COVID-19 ka qenë më ndryshe. Ditët e para kanë qenë shumë stres, shumë të rënda. Ndarja nga familja ka qenë e rëndë, sfidë e madhe. Virusi ishte i panjohur”, shton ajo, e cila është nënë e dy fëmijëve.

Gjatë një viti të pandemisë infermieria Fetije Kaçuri-Hyseni, punoi edhe pas orarit të punës, pasi që në fillimi ta pandemisë kishte edhe mungesë të infermierëve.

“Nuk mund ta lësh pacientin dhe ta përfundosh punën se të është kryer orari i punës. Duhet të qëndrosh edhe pas orarit për t’ia dhënë ndihmën pacientit”, thotë ajo.

Çdo ditë vazhdon frika se virusin do të transferojë nga klinika në shtëpi te familjarët. Deri më tani, fatmirësisht, ajo nuk është infektuar.

“Fillimi i pandemisë ka qenë më i vështirë. I kam pasur dy vjehrrit, ata kanë vdekur gjatë këtij viti, por jo nga COVID-19. Sa ishin ata në shtëpi, frikësohesha shumë. Nuk doja që unë të jem shkaktare që ta sjell virusin dhe t’i infektoj ata. Kam pas shumë stres…”, tregon ajo.

Sapo të kthehet nga puna, Kaçuri-Hyseni thotë se ndërron të gjitha rrobat dhe nuk përqafon fëmijët e saj, derisa të pastrohet dhe të jetë e sigurt.

Gjatë një viti të pandemisë, infermierja Kaçuri-Hyseni thotë se është përkujdesur për pacientë të moshave të ndryshme, të rinj e të vjetër. Por, më vështirë ka qenë për moshat më të vjetra.

“Përjetimet janë të ndryshime nuk mund të them ndonjë rast, të gjitha rastet ishin ndjeshme. Por, pacientët në moshat e vjetra ishin të lodhur. Ata e shihnin veten që nuk po përparojnë (nuk po shërohen), mundoheshim të flisnim me ta, t’i inkurajonim se do të bëjnë më mirë. Por, ata e shihnin se nuk ka sukses, ai është përjetim i rëndë për neve”, thotë ajo.

Pacientët në gjendje të rëndë kalonin në përkujdes intensiv dhe aty nuk mund të takonin familjarët dhe ndërronin jetë pa pasur afër familjarët.

Lajmin shumë herë obligoheshin ta jepnin infermierët, e që për Fetijen ka qenë situatë mjaft e vështirë.

“Në disa raste i njoftonim familjarët me telefon se gjendja e pacientit është e rëndë, por ka pasur raste kur edhe nuk kanë qenë të njoftuar dhe janë tronditur kur kanë marrë lajmin se nëna apo babai nuk ja doli të tejkalojë COVID-19”, thotë ajo.

Një vit më parë, më 13 mars, Kosova shënoi rastet e para me COVID-19. Brenda një viti Kosova ka regjistruar 76.110 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.688 kanë vdekur.

Fetije Kaçuri-Hyseni u bën thirrjet ë gjithave që të respektojnë masat sepse numri i rasteve me COVID-19 është rritur dhe spitalet po stërmbushen.

“Jemi lodhur fizikisht, psiqikisht e emocionalisht”, thotë ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?