Rrahu gruan dhe vëllanë që tentoi ta ndalonte, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrahu gruan dhe vëllanë që tentoi ta ndalonte, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për A.Q për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer dy sulme në familje. Fillimisht, i dyshuari kishte sulmuar verbalisht gruan e tij duke i thënë fjalë si “kurvë”, e më pas edhe e kishte goditur, shkruan lajmi.net. Më pastaj, i njëjti […]

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për A.Q për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer dy sulme në familje.

Fillimisht, i dyshuari kishte sulmuar verbalisht gruan e tij duke i thënë fjalë si “kurvë”, e më pas edhe e kishte goditur, shkruan lajmi.net.

Më pastaj, i njëjti ka sulmuar edhe vëllanë e tij i cili ka tentuar ta ndalonte këtë zënkë.

Të dy viktimat kanë deklaruar në polici se rasti iu ka shkaktuar ankth dhe ndjenjë të pasigurisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për dy vepra penale të: Sulmit

Prizren, 27 mars 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 25.04.2021, ndaj të pandehurit A.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale Sulmi nga Neni 184 par. 3 dhe Neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.Q., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– I pandehuri A.Q., me datë 25 mars në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tyre të përbashkët, sistematikisht ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që deri sa e dëmtuara ishte duke qëndruar në shtëpi, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, në gjendje të dehjes totale me 1.30 promil-sasi alkooli në gjak, fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë ofenduese si “laperic, kurvë” dhe në një moment, ngrihet në këmbë dhe fillon ta sulmoj fizikisht të njëjtën derisa ndërhynë për ti ndarë vëllain i tij, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e ankthit dhe pasigurisë personale.

– Po ashtu, i njëjti me datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje përdor forcë ndaj të dëmtuarit – vëllait të tij në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i dëmtuari – vëllai i tij ndërhyn me qëllim që ta largoj te dëmtuarën nga sulmi, ku me atë rast i pandehuri fizikisht e sulmon edhe atë duke e goditur me grushte, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë personale.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pas parasysh karakterin dhe personalitetin e të pandehurit, i cili rezulton se është konsumues i alkoolit, shton dyshimin e bazuar që i njëjti mund të arratiset dhe të jetë i pa kapshëm.

Po ashtu duke marrë parasysh faktet se i pandehuri është konsumues i alkoolit dhe sipas deklaratës së të dëmtuarës, i njëjti edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij duke e fyer dhe sulmuar fizikisht, arsyetojnë faktin se i njëjti duhet të dërgohet nën masën e paraburgimit.

Andaj, duke marrë parasysh të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, ambientin në familje ku është kryer vepra penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?